Na ndiqni në:

Legjislacioni dhe Marrëveshjet

Me qëllim të zbatimit të disa garancive ligjore që janë të nevojshme për inkurajimin e investimeve të huaja, në prill 2006 Qeveria e Kosovës përpiloi një ligj për investime të huaja (Ligji Nr. 02/L-33).

Mbrojtja e Investimeve të Huaja

Me qëllim të zbatimit të disa garancive ligjore që janë të nevojshme për inkurajimin e investimeve të huaja, në prill 2006 Qeveria e Kosovës përpiloi një ligj për investime të huaja (Ligji Nr. 02/L-33). Në bazë të kësaj rregulloreje një investues i huaj, i definuar si person fizik që nuk është banor i përhershëm i Kosovës, një biznes apo organizatë tjetër, entitet apo asociacion i themeluar jashtë juridiksionit të Kosovës, duhet të udhëhiqet nga parimi i trajtimit nacional, që do të thotë se ndërmarrjet e huaja do të trajtohen njësoj si  ndërmarrjet e ngjashme vendore.

Në veçanti, të drejtat që i takojnë një investuesi të huaj janë:

  • Trajtimi jo diskriminues
  • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme
  • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit
  • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshme  dhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën
  • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave
  • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve


Marrëveshjet

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dhjetë Marrëveshje bilaterale lidhur me promovimin e investimeve dhe mbrojtjen e tyre me:  SHBA (OPIC), Austrinë, Turqinë, Shqipërinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi, Kuvajtin dhe Katarin.

Burimi: