Na ndiqni në:

Infrastruktura

Rrjeti rrugor i përbërë prej 630 km të rrugëve kryesore është rindërtuar në masë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit, duke i shtuar edhe disa rrugë tërësisht të reja. Me ndërtimin e një auto-udhe që lidh Shqipërinë dhe Serbinë drejtpërdrejt përmes Kosovës, po bëhet një port i rëndësishëm në korridorin që lidh Detin Adriatik me Evropën Perëndimore.

Rrjeti rrugor

Rrjeti rrugor i përbërë prej 630 km të rrugëve kryesore është rindërtuar në masë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit, duke i shtuar edhe disa rrugë tërësisht të reja. Me ndërtimin e një auto-udhe që lidh Shqipërinë dhe Serbinë drejtpërdrejt përmes Kosovës, po bëhet një port i rëndësishëm në korridorin që lidh Detin Adriatik me Evropën Perëndimore.

Hekurudha

Rrjeti hekurudhor në Kosovë ka një gjatësi të kombinuar prej 330km. Ai mbulon tërë territorin, duke lidhur të dy rajonet, jugun-veriun dhe lindjen-perëndimin. Në anën jugore si dhe në atë veriore linja hekurudhore ofron qasje në rrjetin ndërkombëtar hekurudhor.

Rehabilitimi dhe modernizimi në vazhdim e sipër i sistemit hekurudhor në Kosovë, ofron bazë solide për t’i përmbushur kërkesat në rritje për shërbime logjistike. Ndërtimi i linjës së re që do të lidhë Prishtinën me portin e Durrësit në Shqipëri, është në zhvillim e sipër.

Transporti ajror

Veç rrjetit rrugor e hekurudhor, Kosova ka një aeroport modern ndërkombëtar. Me më shumë së një milion pasagjerë në vit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës radhitet në mesin e aeroporteve më të frekuentuara të rajonit, duke ofruar disa vija ajrore ndërkombëtare dhe fluturime në qendrat më të rëndësishme evropiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës i është dhënë me koncesion Limak Airpot de Lyon për një periudhë 20-vjeçare, në shkëmbim të 100 milionë € investime për  modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit, duke ndihmuar që të bëhet një qendër kyç në të ardhmen e afërt.

Telekomunikacioni

Ofruesit

MobilInternetPosta
ValaPTKPTK
IPKOIpko NetUPS
Z mobileKujtesaTNT


FEDEX


DHL

Post Telekomunikacioni i Kosovës (PTK)

PTK-ja është inkorporuar në vitin 2005 dhe është ende në pronësi shtetërore. Ofron shërbime të ndryshme të telekomunikimit duke filluar nga posta, telefonia fikse, telefonia mobile, dhe interneti.

Operatori  i telefonisë mobile në pronësi shtetërore, VALA, është në fazën përfundimtare të privatizimit dhe së shpejti pronarët e ri do të zotërojnë 75% të aksioneve të kompanisë.  Rrjeti fiks aktualisht është i përbërë prej 87,121 lidhjeve telefonike. Veç kësaj ka 600 telefona me pagesë të vendosur në vendet publike si dhe 470 të tjera në zyrat postare.

IPKO

Në vitin 2006 kompanisë private IpkoNet i është dhënë licenca për telefoninë e dytë fikse dhe shërbime të internetit. Shërbimet e telefonisë mobile  në Kosovë, për momentin,  ofrohen nga Vala, njësi në kuadrin e PTK-s dhe IPKO, kompani pronë e Telekomit Slloven, e cila ka fituar licencën e operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë dhe ka filluar me shërbime kah fundi i vitit 2007. Vala ka mbi 1,000,000 abonent që kryesisht përdorin sistemin e parapagimit, ndërsa IPKO ka fituar mbi 350,000 abonent brenda katër viteve të themelimit të saj.



Energjia, Uji dhe Rrjeti i Kanalizimit


Kosova përdor rrjetin e energjisë 220 V dhe sistemi për kyçje në prizë korrespondon me standardin gjerman. Sistemet publike të furnizimit me ujë si dhe të shërbimeve të kanalizimit janë të vendosura përgjatë tërë vendit.

Burimi: