Na ndiqni në:

Sistemi Liberal Tregtar

Kosova është pjesë e CEFTA që nga viti 2007 dhe përfiton edhe nga Preferencat Tregtare (ATP-ja) me BE-n dhe qasje pa obligime doganore me SHBA-n dhe lidhjet tregtare me Japoninë, Norvegjinë dhe Turqinë.Source: Wikipedia

CEFTA

Të zotuar për të krijuar parime për zhvillim të qëndrueshëm të  një ekonomie të pastër tregu që në fazat e hershme të zhvillimit, Qeveria e Kosovës ka punuar drejt mundësimit të lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve përgjatë tërë kufijve të vendit. Si rezultat i kësaj, Kosova aktualisht gëzon tregti të lirë në kuadër të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë – CEFTA – duke iu mundësuar prodhuesve të saj t’i qasen tregut rajonal prej 28 milion konsumatorëve, pa asnjë obligim doganor. Në vitin 2012, eksportet totale me anëtarët e CEFTA-s kanë qenë 102.6 milion dhe importet 844.6 milion.

BE - ATP

Përveç kësaj, Kosova përfiton nga qasja jo reciproke, pa obligime doganore  në tregun e BE-së bazuar në Regjimin Autonom të Preferencave Tregtare të BE-së, Rezoluta e Këshillit të BE-së (ATP) (2007/2000). Në vitin 2012, eksportet totale në BE ishin 107.4 milion dhe importet  978.1 milion.

Shtetet e Bashkuara

Qasja pa obligime doganore me tregun e SHBA-s. Në vitin 2011 eksportet totale në SHBA ishin 0.25 milion ndërsa importet 46.9 milion.

Japonia dhe Norvegjia

Lidhjet tregtare me Japoninë dhe Norvegjinë, Kufizimet kuantitative dhe kualitative vlejnë vetëm për një pjese të caktuar të mallrave. Importet nga Norvegjia gjatë 2012 ishin 3.69 milion.
Importi nga Japonia në vitin 2012 ishte 16.9 milion.

Turqia

Marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë do të fillojë nga 1 janari 2014.

Burimi: