Na ndiqni në:

Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

  • Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
  • Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
  • Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
  • Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
  • Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
  • Ofron shërbime logjistike për ministrinë.


Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione:

  • Divizioni për Burimet Njerëzore;
  • Divizioni për Buxhet dhe Financa;
  • Divizioni për Tl dhe Shërbime Logjistike.

Divizioni i Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:

  • Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
  • Administron rekrutimin e personelit;
  • Kontribon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
  • Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dh përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj.


Divizioni për Buxhet dhe Financa


Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë :

  • Përgatitë propozimet buxhetore;
  • Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të Ministrisë;
  • Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  • Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  • Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  • Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të Auditimit.


Divizioni i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të TI-së dhe Shërbimeve Logjistike janë:

  • Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
  • Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
  • Menaxhon inventarin dhe depot e Ministrisë;
  • Koordinon kërkesat dhe nevojat e Ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
  • Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
  • Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të Ministrisë.


Divizioni i Auditimit të Brendshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit te Brendshëm janë :

  • Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve,rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
  • Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit,në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;
  • Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
  • Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërrmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.

Divizioni i Prokurimit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë :

  • Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
  • Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.