Na ndiqni në:

Departamenti për Çështje Ligjore dhe Traktate

Detyrat dhe përgjegjësitë Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate janë:

  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve të politikave/strategjike nga fushëveprimi i Ministrisë;
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
  • Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës;
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore.


Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet, si vijon:

  • Divizioni për Çështje Ligjore;
  • Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare.


Divizioni për Çështje Ligjore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore janë:

  • Ofron këshilla ligjore për të gjitha strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirë misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, nga fushëveprimtari e Ministrisë, sipas kërkesës dhe të ndryshme nga ato të përcaktuara për Divizionin për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare;
  • Ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit nga fushëveprimtaria e Ministrisë;


Divizioni për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare


Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare janë:

  • Ofron këshilla ligjore lidhur me interpretimin e traktateve ose marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • Ofron këshilla ligjore për procedurat që ndërlidhen me negociimin, nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve dy apo më shumë-palëshe;
  • Mirëmban bazën e të dhënave me informacionet që ndërlidhen me traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare;
  • Mirëmban origjinalin e tekstit të nënshkruar të traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të lidhura në emër të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me autoritetet relevante.