Na ndiqni në:

Divizioni për Komunikim Publik

Divizioni për Komunikim me Publikun, ofron mbështetje profesionale për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës në realizimin e misionit të saj, duke mundësuar komunikimin dhe transmetimin, në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm publik të pozicionit, qëndrimeve, mesazheve dhe orientimeve të shërbimit të jashtëm të Kosovës.


Aktivitetet kryesore të Divizionit për Komunikim Publik, përmes të cilave e realizon misionin e saj, janë: organizimi i konferencave për medie, mbajtja e kontakteve të rregullta me gazetarë vendës dhe ndërkombëtarë, përgatitja dhe shpërndarja e komunikatave, kumtesave dhe njoftimeve për përfaqësuesit e medieve, mundësimi dhe realizimi i intervistave të Ministrit të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për medie, monitorimi i medieve të shkruara dhe elektronike, mirëmbajtja dhe menaxhimi i ueb faqes së MPJ-së dhe ueb faqeve të 23 ambasadave dhe 22 konsullatave të Republikës së Kosovës, mirëmbajtja dhe menaxhimi i medieve sociale (Twitter, Facebook, Youtube, Flicker, Instagram) të MPJ-së.


Divizioni për Komunikim Publik angazhohet fuqishëm në koordinimin e aktiviteteve që lidhen me diplomacinë publike. Kontribut dhe angazhim i posaçëm i Divizionit është zhvilluar në avancimin e diplomacisë digjitale dhe kulturore të MPJ-së.


Divizioni për Komunikim Publik ofron përkrahje teknike dhe profesionale për departamentet, misionet diplomatike dhe misionet konsullore, në të gjitha aspektet që lidhen me komunikimin e tyre me publikun brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.


Divizioni për Komunikim Publik, përgatit dhe shpërndan botime të ndryshme në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku përfshihen periodikët, përmbledhjet, prezantimet, katalogët si dhe publikime të tjera të kohëpaskohshme të Ministrisë, departamenteve dhe ambasadave të Republikës së Kosovës.


Divizioni për Komunikim Publik është pjesë e aktiviteteve të dikastereve të tjerë të Qeverisë së Kosovës, për të cilat ka interesim të veçantë të gazetarëve dhe medieve ndërkombëtare, përmes akreditimit, bashkorganizimit dhe menaxhimit të tyre.


Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:


• Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
• Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
• Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
• Mirëmban ueb-faqen zyrtare të Ministrisë;
• Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.


Stafi:

Sami Kastrati , Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik


Bukurie Bajraliu, Zyrtare për Diplomaci Kulturore
+381 38 200 77 144, bukurie.bajraliu@rks-gov.net

Ragip Sylaj, Zyrtar i Lartë për Publikime
+381 38 200 11 082, ragip.sylaj@rks-gov.net

Fidan Ibrahimi, Zyrtar i Lartë për Diplomaci Digjitale
+381 38 200 11 064, fidan.ibrahimi@rks-gov.net

Besnik Ramadanaj, Zyrtar i Lartë për Komunikim dhe Akreditim
+381 38 200 77 140, besnik.ramadanaj@rks-gov.net

Fatos Shala, Fotograf
+381 38 200 77 157, fatos.shala@rks-gov.net