Na ndiqni në:

Departamenti për Organizata Ndërkombëtare

Departamenti për Organizata Ndërkombëtare  (DON)

Përgatit dosje te kompletuara dhe te detajizuara për organizatat kryesore ndërkombëtare, veçanërisht për Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës;

Udhëheq ne bashkëpunimin me te gjithë mekanizmat Qeveritar të Republikës së Kosovës me fokus në aktivitetet qe ndërlidhen me Organizatat Ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e tyre ne këto Organizata;

Identifikon dhe krijon një arkiv te komunikimit zyrtar dhe të dhënave për marrëveshjet shumëpalëshe që lidhen me pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare;
Kultivon marrëdhënie te ngushta bashkëpunuese dhe reciprokisht i dobishëm me të gjitha OJQ-të e Kosovës dhe që vepron OJQ-ja ndërkombëtare në Kosovë;

Realizon komunikim dhe bashkëpunim të Republikës së Kosovës me organizatat ndërkombëtare;

Zhvillon marrëdhënie të ngushtë me universitetet e Kosovës dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë, si dhe me akademi përkatëse të Kosovës, me qellim të krijimit të eksperiencave me të mira të MPJ-s ne çështje specifike, në veçanti ne avancimin e prezantimit në organizata ndërkombëtare;

Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse dhe Ministritë e linjës në lidhje me anëtarësimin dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

Prioritizon marrëdhëniet shumëpalëshe me secilën nga organizatat ndërkombëtare dhe jep rekomandim për inicimin e marrëveshjeve shumëpalëshe lidhur me anëtarësim dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nisma shumëpalëshe.

Ariana Zherka Hoxha

Udhëheqëse e Departamentit për Organizata Ndërkombëtare
Director, Department for International Organisations
Email:  ariana.zh.hoxha@rks-gov.net
Tel: +381 38 200 77160
Email: don.mpj@rks-gov.net
www.rks-gov.net/mpj