Kosova, krenare për lidhjet me Iowa
Nga Petrit Selimi më 18 gusht 2011
Para më shumë se dy dekada, e kisha parë për herë të parë babanë tim të ketë hëngër dajak me pendrek. Nuk ishte që shquhej për njeri të dhunshëm, në të vërtetë ishte jurist kushtetues që kishte mëkatuar se gjendej në turmën demonstruese në qendër të Prishtinës duke pritur ardhjen e një delegacioni senatorioal të udhëhequr nga Senatori Bob Dole. Senatorët e vizitonin Kosovën në një vizitë fakt-mbledhëse, që të bëhen edhe vetë dëshmitarë të brutalitetit të policisë serbe tek ia nisi ti rrahë para syve të amerikanëve shqiptarët që brohoritnin U.S.A. U.S.A and Freedom for Kosova.
Shumë vite më vonë, senatori republikan John Warner do ta kujtonte mu këtë episod gjatë një fjalimi në Senat: Mijëra dhe mijëra kishin dëgjuar se anëtarë të Kongresit amerikan po vinin në këtë rajon të lënë pas dore dhe erdhën te hoteli. U krijua paniku dhe filluan telashet, Ai po ashtu kujtonte se kolegu i tij Dole i kishte thënë orakullisht se tragjedia do ta vizitojë këtë vend në ditë. Një gjigant tjetër, kongresisti Tom Lantos i Demokratëve i vetmi i mbijetuar i Holokaustit që shërbeu në Kongres më 1990 do të deklaronte gjatë një fjalimi në Kongres se ka pak vende në faqe të botës ku Amerika dhe demokracia duhen aq shumë sa në Kosovë.
Kosova sot është e lirë. Është e lirë për shkak të miqve nga SHBAtë të cilët vendosën më 1999 se u ba boll dhe udhëhoqi një koalicion të gjerë në NATO kundër ushtrisë gjenocidale të Milosevicit, presidentit të Serbisë. Kosova sot po ashtu është fuqimisht pro-amerikane, ndoshta edhe më shumë se para atyre dekadave që shkuan. Presidenti Clinton ka përmendore të ngritur në qendër të kryeqytetit, ndërsa Presidenti Bush ka bulevard të emëruar me te. Shkolla, rrugë dhe spitale në qytete kosovare bartin emra të heronjve si Republikanë ashtu edhe Demokratë si Senatori Dole, Sekretarja Albright, Gjenerali Wesley Clark dhe shumë gjigantë tjerë, mbi supet e të cilëve qëndron populli i Kosovës, krenar dhe i dedikuar të ndërton shtetin e ri dhe shoqërinë e hapur.
Jemi krenar edhe sot dhe këtë vit që edhe shteti i Syrit të Sokolit [nofka e Iowa, v.a.] do ta zërë një vend të posaçëm në zemrat tona. Pas një marrëveshjeje të nënshkruar më herët gjatë vitit nga Guvernatori Terry Branstad, Brig. Gen. Greg Schwab dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA, Z. Avni Spahiu, Kosova dhe Iowa kanë hyrë në Program të Partneritetit me Shtete, që lidh Gardën Kombëtare në Iowa me shtete partnere me qëllim të harmonizimit të interesave të përbashkëta dhe krijimit të lidhjeve të shpeshta dhe afatghate midis shtresave të ndryshme të shoqërisë.
Një delegacin i lartë nga Kosova që përbëhej nga Ministri i FSKsë dhe ish-gjenerali Agim Ceku, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, dhe zëvendës-ministrat e Arsimit, Bujqësisë dhe Punëve të Jashtme kanë përfunduar kohë më parë vizitën e parë Shtetit të Iowas.
Ishim të mirëpritur nga më të mirët e Iowas: oficerët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare të udhëhequr nga Gjeneral Timothy Orr, mirëseardhjen e ngrohtë të të cilit nuk do ta harrojmë. Patëm vizitë produktive me Gov. Branstad, i cili ka histori impresive politike dhe i cili gjeti kohë të na presë dhe të diskutojë mundësitë e bashkëpunimit, përkundër fushatës parazgjedhore presidenciale. Delegacioni ynë u takua edhe me Sekretarët e Bujqësisë dhe Shëndetësisë si dhe me udhëheqësinë e Universitetit Shtetëror të Iowas, dhe bisedat dhe idetë konkrete që u shqyrtuan në muajt në vijim do të modelohen në projekte konkrete në fusha diverse. Ishim me fat që gjendeshim në Iowa në kohë të fushatës politike ngase patëm rastin të konversonim edhe me kandidatë të ndryshëm politikë që gjendeshin në panairin e famshëm të Iowas. Jemi më të pasur për shumë referenca të reja ekonomike dhe kulturore, prej sondazheve të kashtës deri tek përdorimi sekondar i sojës. Iowanët me të vërtetë na bënë përshtypje me zemërgjerësi, progres të hatashëm shkencor dhe dedikim familjes dhe kombit.
Kosova do ta mirëpresë Majorin Jacobson të Gardës Kombëtare, i cili do të shërbejë si oficer ndërlidhës në Kosovë dhe mezi presim të fillojmë ti trashim lidhjet e bashkëpunimit me këtë shtet të bukur. Kosova është vend i cili në shumë mënyra po fillon nga zeroja dhe shpresat janë që së bashku do të gjenden mënyra të krijohen lidhje biznesi me investitorë dhe ndërmarrës amerikanë, të nxirren mësime të vlefshme se si ushqehet shteti dhe populli nga fermerët e Iowas, si dhe të krijohen lidhje kulturore dhe arsimore në mes të institucioneve të dy partnerëve të rinj. MPJ do tu gjejë vend dy praktikantëve të rinj nga Iowa që nga 2012 në program që synon të zhvillojë shkëmbimin edhe në fusha të ndërtimit institucional.
Për mungesë të fjalëve më të mira, do ta përdori klishenë e vjetër të përshtatshme për ti rekapituluar përshtypjet nga Iowa: ky është veç se një fillim i një shoqërimi të gjatë dhe të bukur.
Tekst i shkruar për të përditshmen e Iowas Des Moines Register nga Petrit SELIMI, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Kosovës.
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,80,60732




Stay Connected with MFA