Tre tigra njeriun s’e bëjnë

Sërbia dëshiron të blejë kohë dhe t’i shtyen vendimet që e presin. Përdor metoda të vjetra të mashtrimit për ta zhvendosur fokusin nga qëllimi për të përfituar, dicka, ckado, Si ata pazarxhinjtë e proverbës kineze

Ndoshta keni dëgjuar për proverbën ilustrative kineze e cila shpesh përdoret për të përshkruar njërin nga gabimet më elementare të logjikes.

Fjala është për një dialog në mes të Pang Cong, një zyrtari të shtetit Wei gjatë periudhës së luftërave kah viti 400 deri 200 para erës sonë. Sipas kronikave të kohës Pang Cong e pyeti Mbretin e Wei se, hipotetikisht, a do ta besonte një raport nga një civil që thonë se e kanë parë tigrin në Pazar të kryeqytetit? Mbreti përgjegjet natyrisht – jo. Panc Cong e pyeti përsëri Mbretin se a do t’i besonte rrëfimit nëse dy qytetarë do ta raportonin tigrin, ndërsa Mbreti përgjegjet se në këtë rast do të hamendej. Pan Cong pyet për së treti herë se po të ishin tre njerëz që e raportojnë tigrin në të njejtën kohë, a do t’i besonte Mbreti varësve të vet? Mbreti tha se do t’i bësonte. Panc Cong vazdhoi duke përkujtuar Mbretin se ideja e një tigri të gjalël që shetitet pazareve është absurd, por kur përsëritet disa herë nga njerëz të ndryshëm, bëhet si e vërtetë. Si zyrtar i lartë i Mbretërisë Pang Cong e këshilloi Mbretin mos t’i dëgjojë thashethemet e rrugaqëve. Kur Pang Cong u kthye pas një udhëtimi, Mbreti s’donte ta shihte më. Fjalët e rrugaqëve ishin të kobshme për Pang Cong.

Argumentum ad populum, gabimi logjik  të cilin e përshkruan proverba kineze është edhe metoda favorite e makinës propagandistike serbe. Përsërisin shpesh herë në katër qyshet e botës se veriut të Mitrovicës i katandiset katastrofa humanitare. RTS përsërit incizimet e furrave të zbrazëta pa bukë, udhëheqësit që janë kriminelë ordinerë të dëshmuar ankohen për mungesë të oksigjenit, krejt këto të biberosura me gjuhë të urrejtjes dhe fjale derogative. E njejta ishte edhe me Shtëpinë e Verdhë të Dick Martit. Akuza për transplantime dhe shitje të organeve serbe është bërë edhe në luftën e Kroacisë, ashtu sic është e famshme edhe legjenda urbane për Boshnjakët që vrajnë dhe ziejnë beba serbe. Janë këto produkte që plasohen vazhdueshëm nga koalicioni i mediave serbe asnjëherë të pastruara nga zhylli i nxitjes së masakrave, shërbimeve sekrete dhe ndonjë gazetarët që janë ose naivë ose ai soji tjetër fare jonaivë.

Komandanti Buler, gëzon admirimin e cdo kosovari për qëndrimin fundamentalisht pro-kosovar. U bë shtylla kryesore e suportit për veprimin e policisë në zbatimin e masave të reciprocitetit. Për me gjasë as mendjëmbrehti gjerman nuk përballoi dot propagandën sinister serbe që tenton ta zhvendos vëmendjën nga sulmi I turpshëm dhe I padëgjuar më herët në trupat e NATO’s dhe PK’në. U pajtua të takohet me bredhësit e rrugëve malore besoi apo ndoshta iu frikësua rrëfimeve për krizën humanitare. Kriza humanitare u përmend si arsye e tërheqjes prapa të disa hapave të guximshëm që u ndërmorrën gjatë javës së kaluar.

Në Mitrovicë kriza e vetme është ajo që gjenerohet nga strukturat paralele, shërbimi secret serb dhe qendrat e vendim-marrjes në Beograd. Serbe e boshnjakët që guxuan të mendojnë për integrim u pushkatuan si qenj në rrugë. Snajperët e mbetur nga lufta në Bosnje u zhvarrosen për të atakuar NATO’n dhe PK’në. Mediat beogradase e ndërruan shpejtësinë e prodhimit të termeve raciste dhe shoveniste për të gjeneruar versionin ngjarjeve të kornizuar nga pushteti serb.

Serbia do të duhej të mban në mend një proverbë tjetër, kësaj rradhe të Ezopit. Serbia aq shpesh ka bërtitur “është ujku, është ujku”, sa që kësaj rradhe askush dhe askund nuk i besoi. Jeremici badihava shkoi në OKB, as aty nuk ishin të disponuar ta dëgjojnë rrëfimin përësëritës dhe qesharakisht transparent. Tashmë dihet natyrisht se nuk ka ujk në Kosovë. Ka rritje ekonomike prej 5.5% (rekomandoj ta lexoni Deklaratën e fundit optimiste të FMN për Kosovën), ka komuna serbe që po mbledhin taksa, po fuqizohen dhe bile po bëhen pjesë esenciale e demokracisë kosovare. Ka respekt për institucione që është i pashoq në këto kohëra të krizës globale. Ka edhe korrupsion, krim, sistem jofer ku i forti shpesh e shkel të dobëtin dhe pabarazi. Si në cdo shoqëri tranzicioni. Është obligim qeveritar që e keqja të crrënjoset. Por nuk ka ujq. Ka njerëz që shikojnë punën e vet dhe dëshirojnë të tjerët ta shikojnë punën e tyre.

Puna e Qeverisë ishte e qartë. Kryeministri ka ndërmarrë aksionin e vet për një arsye krejtësisht të qartë: implementimin e masave të reciprocitetit. E ka ditur se masat e reciprocitetit janë testi i fundit i funksionimit të sistemit të integruar të kufinjëve, kusht ky fundamental për procesin e liberalizimit të vizave. Vulat e Kosovës janë të deklaruara si krejtësisht të pranueshme për OKB dhe BE. Në secilën pikë juridike, morale dhe etike, Qeveria ishte e “mbuluar”.

Serbia përdori dhunën dhe nxitjen për të mbrojtur tezën absurde se “rënia” e këtyre dy pikave kufitare do të zhbënte edhe tentativat për ndarje. Sulmoi PK’në dhe NATO’n. E kur e pa që askush nuk I frikohet rrugaqëve fashistë të importuar nga Beogradi apo qelave të Dolce Vitas, filloi fushatën e përrallave dhe fabulave.

E din që prej asaj që e pret nuk ka shpëtim. Vetëm vonim.

E Kosova nuk ka kohë për fibula dhe përralla se mu Beogradi na fshiu të gjithë neve ca dekada të jetës. Si me shkopin magjik e tragjik të përrallave.


http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,80,59768

 

Prapa

Stay Connected with MFA

Zgjatet afati për hyrjen në Kroaci të kosovarëve me viza Schengen

18.05.2013

Zagreb, 18 maj 2013 – Autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë gjatë një takimi me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili po qëndron për...më shumë

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

17.05.2013

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur....më shumë