LGBT*

*Në konferencën ndërkombëtare për të drejtat e lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe transeksualëve, Serbia edhe një herë e dëshmoi se nuk është e gatshme të shikon Kosovën si të barabartë në tavolina rajonale, për herë të parë në histori të marrëdhënieve midis dy popujve.

Në Budvë të Malit të Zi publikut participues iu shfaq rasti që të shohin një shfaqje me një skenar të njejtë si vikendin e kaluar në Sarajevu – Serbia e lëshoi një takim ndërkombëtar sepse, sipas fjalëve të delegatit serb Milan Markovic, Ministrit serb për të drejtat e njeriut, “Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar në pajtim me marrëveshjen e Brukselit”. Mediat serbe poashtu lajmëruan se “është hera e dytë që Kosova tentohet të përfaqësohet pa fusnotë”. Në anën tjetër, edhe një delegacion i Kosovës u tërhoq nga një takim në Beograd, përsëri sipas mediave propagandistike serbe “për shkak prezences së fusnotës.”

Skeptikët e marrëveshjes ne Kosove kanë gjetur një rast të ri për të denoncuar marrëveshjen si krejtësisht të papranueshme dhe kompromis i kalbur që as që po arrin të realizohet sepse Serbia nuk ka ndërmend të implementojë marrëveshjet, gjersa po i lëpin buzet me mjaltin dhe qumeshtin e kandidatures (e menduar krejtesisht me ironi).

C’është e vërteta rasti i takimeve të braktisura në Ballkan prezanton një mundësi të mirë të argumentimit që e konfirmon edhe më tutje drejtësinë dhe urtësinë e Qeverisë së Kosovës për të mundësuar Kosoves një përfaqësim gjithpërfshirës në rajon dhe më gjërë.

Por së pari një digresion – takimi në Budvë ishte i rëndësishëm edhe për një arsyje tjetër. Në këtë konferencë ndërkombëtare panelistë te ftuar ishin Kryeministri Luksic i Malit të Zi, Zëvendës Kryeministrja Opacic e Kroacisë, Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuci dhe Ministri serb i të drejtave të njeriut Milan Markovic, por edhe një numër ekspertësh të njohur botërorë nga fusha e të drejtave LGBT. Është pra lajm i shkëlqyer që Zëvendës Kryeministri i Kosovës merr pjesë aktivisht në konferencën që synon që lezbiket, gejat, bisekusalët dhe trans-seksualët të kenë të drejta të njejta qytetare dhe shoqërore. Kushtetuta e Kosovës tashmë është mjaft progresive sa i përket të drejtave seksuale por konferenca ishte dedikuar implementimit të Rekomandimeve zyrtare të BE me kodin CMRCE 2010-5 që obligon shtetin që fuqimisht të siguron të drejtat e plota komunitetit LGBT, prej asaj të shfaqjes publike dhe mbledhive (gjë që më së shumti promovohet në kryeqytete me të ashtuquajturat Parada të Krenarisë), e deri te rekomandimet që bashkësitë familjare mes homoseksualëve të ju njihen të drejta të njejta ligjore, nëse jo edhe martesa e plotë, si dhe cifteve heteroseksuale. Niveli i lartë i pjesëmarrësve vec sa ka konfirmuar edhe një herë fokusin e ri që shtetet në zanafillen e integrimeve europiane duhet ta kenë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në tërë pejsazhin social, e jo vetëm atë etnik.,
Kosova në këtë konferencë është paraqitur sipas marrëveshjes, me emrin Kosovë me një yll në tabelë. Fusnota ka qenë e shënuar vetëm në fletë, ndërsa flamuri i Kosovës është botuar në tërë dokumentet për shkak të pranisë edhe të flamureve të shteteve tjera. Me këtë është plotësuar kushti që Kosova të ketë një fusnotë përcjellëse por kjo asesi të mos tregohet si pjesë e emrit por vetëm si – thjeshtë një fusnotë në faqe të parë dokumentesh. Poashtu, pasi që marrëveshja vetëm “inkruajon shtetet që të përdorin vetëm flamurin e nikoqirit dhe të BE’së në takime”, rrjedhimisht Kosova do ta ketë flamurin në të gjitha takimet ku ka flamurë tjerë. Prandaj Kosova edhe nuk morri pjesë në Beograd, sepse emri ynë ishte integruar i tëri me tekstin e fusnotës, gjë që e transformon konceptin e fusnotës duke i dhënë asaj karakter të emërtimit.

Marrëveshja e Brukselit, si cdo document tjetër për Kosovën në të drejtën ndërkombtare është qëllimisht i mbushur me ambiguitete, por të gjitha solucionet racionale të propozuara kanë përfunduar rëndom në të mirën e Kosovës. Prandaj edhe frika e tepërt kundër fusnotës ka qenë pak iracionale. Duhet pasur kujdes në implementim, gjë që qeveria ka dëshmuar deri më tani se po e bën, por jo edhe për thirrje të turpshme për atentate ndaj liderëve kosovarë që lexohen në komente të përditshme në botimet online të gazetave kryesore kosovare.

Serbia po del prej takimeve se pretendon se e tërë fusnota duhet të jetë gjithmonë e pranishme në tabelën e emrit, kërkesë kjo sabotuese dhe infantileske pasi që tenton të zhvendos fokusin nga fakti i gjallë që tash e tutje qeveritarët serbë do të jenë të detyruar të ulen pranë qeveritarëve kosovarë krejtësisht të barabartë, një yll i vockël të tabelë krejtësisht i neglizhueshëm përballë faktit të vizibilitetit të ashiqarshëm të barabartëisë, zërit të pavarur të Kosovës si dhe mungesës së UNMIK’ut apo kujdo tjetër si interlokutorë.

Mu në këto mbledhje rajonale për herë të parë në historinë shumëshekullore të marrëdhënieve të turbullta midis Kosovës dhe Serbisë, liderët kosovarë dhe ata serbë do të jenë krejtësisht te barabartë si homologë, me një fusnotë që as që do të vërehet përballë momenteve të shpeshta kur kjo barabartësi do të shfaqet medialisht, në foto të përbahskëta ministrash, në nënshkrime protokolesh dhe marrëveshjesh, në tituj protokollarë dhe simbole shtetërore.

Në fjalët e prof. Jean D’Espremont, drejtorit të Qendrës hulumtuese juridike të Universitetit të Amsterdamit, të cilin publiku Kosovar e njeh si juristi me flokët e gjata që me aq zell mbronte tezën e Kosovës në GJND: “Kosova ka gjetur një mënyrë elegante dhe në qarqet juridike ky kompromis i Kosovës shihet si mjaft mirë i frazuar dhe lejues për progres të mëtutjeshëm.” Prof.D’Espremont vazhdon tutje se “marrëveshja me fusnotë nuk e lëndon efektivitetin e Kosovës por e kundërta – e rritë atë”.

Prandaj lëshimet e sallave rajonale të Serbisë jo që nuk e vërteton akuzat për tradhëti dhe sharjet e fyrjet e pandalshme që janë bërë drejt ekipit negociues, por vec sa e konfirmon se përsëri konstruktiviteti ynë dhe dedikimi të palëkundur qëllimit euro-atlantik ka sjellur më shumë dividend se bojkoti apo rrefuzimi ynë i marrëveshjes që vec sa do t’ja qeltë derën Serbisë të shtyen edhe për ndonjë javë, muaj a vit, fatin e pandalshëm që në Ballkan, një shekull pas luftërave Ballkanike që lanë Kosovën nën Serbi, Kosova dhe Serbia do të shikohen sy m’sy si shtete të pavarura dhe secili me fatin e vet në duar të veta.

Ky do të jetë edhe testi i parë për kandidatin më të ri për anëtarësi në BE të dëshmojë se ka përfunduar me politikën skicofrenike ndaj Kosovës.
 

Prapa

Stay Connected with MFA

Thellim i miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Izraelit

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. më shumë

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit, Prishtina zbulon pllakën e përhershme përkujtimore

23.05.2013

Prishtinë, 23 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit...më shumë