Arkivi

Shtator 2014
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930

Diplomacia Publike

Projekt tre palësh për avancimin e diplomacisë publike të Kosovës 

Prishtinë, 24 qershor 2011 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff, dhe Drejtoreshën e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, kanë nënshkruar marrëveshjen e mbështetjes së projektit “Komunikimi me Evropën përmes diplomacisë”.

Ky projekt është një përpjekje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Britanike, i cili do të implementohet nga Këshilli Britanik për avancimin procesit të njohjes së Kosovës nga vendet që ende se kanë marrë një vendim të tillë. Qeveria Britanike përmes Ambasadës së saj në Prishtinë do të kontribuojë me 141,6588 Euro dhe Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do të kontribuojë me 141,172 Euro, ndërkohë që Këshilli Britanik do të administrojë projektin.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se ky projekt synon ta promovojë diplomacinë publike si instrument i fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës me shtetet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Qasja jonë është që Republika e Kosovës nuk duhet të ketë vetëm marrëdhënie të mira në nivelin qeveritar, shtetëror, por se duhet të ketë marrëdhënie të fuqishme edhe ndërmjet qytetarëve, shoqërive dhe institucioneve të shtetit të Kosovës me shtetet tjera”, ka thënë Ministri.

Hoxhaj, po ashtu, tha se ky memorandum është pjesë e strategjisë sonë për përmbylljen e suksesshme të procesit të njohjeve të Republikës së Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, me theks të veçantë në forcimin e komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ky projekt synon të përfshijë në aktivitete të avokimit, informimit dhe vendosjes e kanaleve të fuqishme me karakter sqarimi, personalitete të shquara të jetës publike, të shoqërisë civile, të medieve dhe  intelektualë të mirëfilltë,  të cilët do ta kenë mundësinë që ta ndihmojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë e Kosovës në përfaqësimin, prezantimin dhe promovimin e interesit tonë shtetëror në rrafshin konkret të rritjes së numrit të njohjeve”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Ai ka shprehur kënaqësinë e veçantë që diplomacia kosovare do të vazhdojë të ketë përkrahjen e fuqishme konkrete të Britanisë së Madhe, përmes Ambasadorit të saj në Kosovë Ian Cliff dhe të Këshillit Britanik ,në jetësimin e këtij synimi me interes të madh shtetërore për Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, ka bërë të ditur se ky projekt që do të menaxhohet në tërësi nga Këshilli Britanik,  dhe se do të ketë një program të aktiviteteve, të vizitave, takimeve , agjenda e të cilave do të hartohet nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me pjesëtarë të fuqishëm të shoqërisë civile, medieve dhe të OJQ-ve.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se Britania në mënyrë të vazhdueshme është përpjekur që të rris numrin e njohjeve për Kosovën dhe se kjo çështje është pikë e rëndësishme edhe për Ambasadën e saj në Prishtinë.

Ambasadori Cliff ka thënë se në disa prej vendeve demokratike të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, është me rëndësi që përveç në raportet ndërmjet qeverive, të bindet  edhe publiku i gjerë për rëndësinë e njohjes së Kosovës.

“Për këtë arsye, rrjeti i Këshillit Britanik në vendet e ndryshme është shumë i rëndësishëm për ta bërë këtë, pasi që ky Këshill nuk shihet si një instrument diplomatik, por si një instrument i cili promovon  kulturën, njohjen e gjuhës angleze dhe çështjet civile”, ka thënë Cliff.

Drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, ka thënë se Këshilli Britanik si implementues i  projektit do të garantoj cilësi dhe gjithëpërfshirje, duke theksuar se diplomacia publike nuk i takon vetëm Qeverisë, por se është një lëmi e cila i takon gjithë shoqërisë kosovare.

“Për ne është shumë me rëndësi që përmes këtij memorandumi t’i japim një shans të gjithë sektorëve në Kosovë, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile që të jenë pjesë e këtij projekti i cili do të filloj implementimin shumë shpejt”, ka thënë Emra.  

Stay Connected with MFA

Hoxhaj në shënimin e Ditës së Boshnjakëve, Kosova e të gjithëve dhe për të gjithë

28.09.2014

Prizren, 28 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Prizren ku ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Boshnjakëve të Kosovës. më shumë

Hoxhaj takon shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Kosova plotëson kushtet për anëtarësim në këtë organizatë

27.09.2014

Prishtinë, 27 shtator 2014 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, me të cilin kanë bashkëbiseduar për nevojën e thellimit...më shumë