Arkivi

Nëntor 2014
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Petrit Selimi

Petrit Selimi

Petrit Selimi është Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës. Ai është emëruar në vitin 2011 si një nga anëtarët më të rinj të kabinetit. Në qeverinë e Kosovës ishte emëruar edhe Koordinator për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim rajonal mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për Liritë Fetare.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Selimi ka pasur në portofol të aktiviteteve themelimin e iniciativave inovative të diplomacisë publike dhe digjitale, përpjekjet lobuese për njohjen e Kosovës në organizma multilateralë, si dhe promovimin e pajtimit të brendshëm dhe dialogut ndërfetar. Ai themeloi Nismën Ndërfetare Kosovare e cila është theksuar në disa raporte të njëpasnjëshme nga ana e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun si kontribut pozitiv në nxitjen e dialogut ndërmjet feve në Kosovë. Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në dukje gjithashtu projektet e Nismës Ndërfetare Kosovare në raportin global vjetor mbi liritë fetare.

Në fushën e Diplomacisë Digjitale, Selimi ka qenë ideator i disa programe të reja si trajnimet Wikipedia, njohjen e Kosovës nga ana e rrjeteve sociale, konkurse fotografishë në Instagram ndërsa në vitin 2013 u përzgjodh si Udhëheqës i Ekipit të Vitit në Diplomaci Digjitale në një anketë vjetore globale nga revista turke New Diplomacy. Selimi po ashtu ka qenë një nga nismëtarët e vendosjes së monumentit memorial hebre në kopshtin e parlamentit të Kosovës dhe është aktiv në mbështetjen e dialogut civik në Kosovë. Në çështjet e ekstremizmit fetar, dialogut ndërfetar, publik dhe diplomacisë digjitale, Selimi ka ligjëruar gjërësisht në universitetet prestigjioze si Yale, Georgetown, Harvard, NYU, Universiteti George Washington, John Hopkins University, etj

Selimi ka studiuar në Universitetin e Oslos dhe London School of Economics dhe flet në nivel nativ Shqip, Anglisht, Norvegjisht, Serbisht . Ai është i martuar dhe ka një djal.

Para se t'i bashkangjitej politikës, Selimi ka punuar si konsulent privat në Marëdhënie me Publik duke shërbyer edhe firma të mirënjohura si Reiffeisen Investment dhe Telenor ASA, Oslo dhe ka qenë bashkëthemelues i Gazetës Ekspres. Poashtu ka qenë një aktivist i njohur shoqërisë civile dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit George Soros në Kosovë dhe Fondacionit të Ballkanit për Rini të themeluar nga Marti Ahtisaari. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e OJQ-së së parë rinore ndonjëherë në Kosovë në vitin 1993.

Më 2014, Kardinali Martino i Selisë së Shenjtë ka dekoruar Selimin me urdhëri e kalorësisë së Konstantinit të Shenjtë, për kontributin e Selimit për dialogun ndërfetar.

Mund ta përcjellni në Twitter me nofkën @petrit
 

Stay Connected with MFA

Përmbyllet me sukses konferenca për diplomacinë shumëpalëshe dhe Kosovën

25.11.2014

Vjenë, 25 nëntor 2014 – Përfundoi punimet konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia...më shumë

Mbahet në Vjenë konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale

24.11.2014

Vjenë, 24 nëntor 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës hapën sot në Vjenë konferencën dyditore për diplomacinë multilaterale të titulluar...më shumë