Arkivi

Gusht 2014
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Republika e Kosovës



Kosova është shtet i pavarur, i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë. Statusi i Kosovës ka qenë pothuajse ekuivalent me atë të republikave në bazë të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të vitit 1974. Nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit, Serbia instaloi një Kushtetutë të re në vitin 1989, e cila ilegalisht suprimoi statusin e Kosovës, si një krahinë autonome në Jugosllavi. Liderët e shqiptarëve të Kosovës u përgjigjën në vitin 1991 duke organizuar një referendum, i cili e shpalli Kosovën të pavarur.
Shkelja e paprecedentë e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, nën regjimin e Millosheviqit, çoi drejt një aparteidi i cili zgjati për një dekadë.
Pas një dekade të politikës paqësore dhe dhunës sistematike të ushtruar kundër shumicës shqiptare nga policia dhe makineria ushtarake e Serbisë, u krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), si një mobilizim popullor për çlirimin e Kosovës.

Duke filluar që nga viti 1998, forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe ndërmorën një fushatë kundër kryengritësve, e cila rezultoi me masakra ndaj popullatës civile dhe me deportim masiv të shqiptarëve etnikë nga Kosova.

Mbi dhjetë mijë shqiptarë u vranë, (prej të cilëve rreth tre mijë ende konsiderohen të pagjetur), përafërsisht 800,000 shqiptarë u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre në Kosovë gjatë kësaj periudhe dhe dhjetëra mijëra shtëpi u dogjën dhe u shkatërruan.

Përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësimin e konfliktit dështuan dhe Millosheviqi refuzoi një marrëveshje e cila çoi në një fushatë ushtarake tremujore të NATO-së kundër forcave serbe, duke filluar në mars të vitit 1999, e cila e detyroi Serbinë që të pajtohet me tërheqjen e forcave ushtarake dhe policore nga Kosova.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), e vendosi Kosovën në një administrim kalimtar nga Misioni i Përkohshëm Administrativ i OKB-së në Kosovë (UNMIK), në pritje të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Një proces i udhëhequr nga OKB-ja filloi në fund të vitit 2005, me qëllim të përcaktimit të statusit final të Kosovës.

Negociatat u zhvilluan në faza, në mes të vitit 2006 dhe 2007, por përfunduan vetëm me pajtimin e palës kosovare, si pasojë më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës e shpalli Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Njohjet e Kosovës pasuan menjëherë pas këtij vendimi. Po ashtu, përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës,  si shtet i pavarur, vazhdojnë.

Pas deklarimit të pavarësisë, Republika e Kosovës ka marrë “obligimet e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare” dhe ka pranuar që  “t'i përmbahet parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit Final të Helsinkit, akteve të tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve”.

Pas shpalljes së pavarësisë, 88 shtete (deri më 17 shkurt 2012), e kanë njohur Republikën e Kosovës. Tashmë Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore.

Serbia ka vazhduar të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar edhe një opinion këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), rreth pajtueshmërisë me ligjin ndërkombëtar të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Në Korrik 2010, GJND-ja vendosi se shpallja
e pavarësisë së Kosovës, nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Republika e Kosovës, është sot një shtet demokratik dhe multietnik, i udhëhequr nga parimet e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë para ligjit.

Republika e Kosovës po i përmbush angazhimet e Propozim- Marrëveshjes së të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, të cilat janë  paraparë edhe në Kushtetutën dhe kornizën legjislative të Kosovës.
 

Stay Connected with MFA

Ambasadori Bekim Sejdiu mbajti ligjëratë në Akademinë Diplomatike

26.08.2014

Prishtinë, 22 gusht 2014 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka organizuar ligjëratën publike të radhës me Ambasadorin Bekim Sejdiu, me temën “Rruga e Kosovës drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara...më shumë

Kosova mund të përfitojë nga Japonia në fushën e ekonomisë

14.08.2014

Prishtinë, 14 gusht 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të enjten anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, Ryu Shionoya.më shumë