Arkivi

Prill 2015
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Sekretari i Përgjithshëm

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Veprimtaria e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme zhvillohet mbështetur në nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit. Sekretari i Përgjithshëm i jep përgjegjësi të drejtpërdrejtë Ministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së  është përgjegjës për:

  • administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të MPJ-së dhe për sigurimin e zbatimit të funksionit që i është besuar;
  • sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetet përkatëse;
  • në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm koordinon bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës dhe ndihmon ato në konsolidimin e mëtutjeshëm
  • organizimin dhe punësimin e personelit si në Ministri ashtu edhe atij në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështje të funksioneve përkatëse;
  • menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve të resorit përkatës;
  • zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin përkatës, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
  • punësimin e personelit në bazë të kualifikimit profesional, aftësive dhe meritave, përmes konkursit të hapur dhe të drejtë;
  • Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;
  • Sekretari i Përgjithshëm cakton një zyrtar të autorizuar financiar për ministrinë e tij/saj dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare, që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga Ministria për Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera përkatëse.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme  ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme në administrimin e Zyrës për Çështje ekonomike dhe Strategji, Zyrës për BE dhe NATO, Zyrës për marrdhenie dypalëshe, organizata ndërkombëtare dhe çështje të sigurisë, Zyrës për Çështje rajonale si dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti Zyrën për çështje ligjore, traktate dhe te drejta te njeriut, Zyrën për çështje konsullore, Zyrën për Buxhet dhe Financa, Zyrën e Protokollit, Zyrën e Administratës, Zyrën e Mediave, Zyrën për Prokurim, Zyrën e Revizionit te Brendshëm, Zyrën për koordinim me ambasadat dhe Zyrën e Arkivit të MPJ-së.

Pozicionet e veçanta që i përgjigjen drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së janë drejtorët e zyrave, asistenti/ja ekzekutiv, asistenti/ja administrativ, auditori dhe certifikuesi.


Kontaktet në Zyrën e Sekretarit të Përhershëm: + 381 38 213 961; + 381 38 213 183


Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi në Turqi për 100-vjetorin e Betejës së Çanakkalasë

24.04.2015

Prishtinë, 24 prill 2015 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të...më shumë

Ballkanit Perëndimor i duhet përkrahje më e madhe nga BE-ja

23.04.2015

Prishtinë, 23 prill 2015 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Bërdo të Sllovenisë në samitin e ministrave të jashtëm të shteteve të...më shumë