Përurohet në Cyrih skulptura e Sislej Xhafës
Publikuar: E diel 18 Shtator 2011
Këtë të premte, më 23 shtator, në parkun \"Hardau\" të qytetit të Cyrihut do të bëhet përurimi i skulpturës së punuar nga artisti kosovar me qëndrim në SHBA, Sislej Xhafa. Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës Y qe zgjedhur më e mira në një konkurs që e pati shpallur Komuna e Cyrihut para dy vjetësh. Përurimin e skulpturës e organizon Zyra për Arte dhe ndërtim e Cyrihut.
Një vështrim për veprën e artistit Xhafa do ta mbajë profesori në Shkollën e Lartë të Arteve të Cyrihut, Kristof Shenker. Po ashtu, të pranishmëve do t\'u drejtohet edhe autori i skulpturës që promovohet, Sislej Xhafa. Ndërtimi i skulpturës Y është mundësuar me bashkëpunimin ndërmjet \"Grün Stadt Zürich\" dhe Institutit për Arte Bashkëkohore, pastaj Shkollës së Lartë për Arte dhe po ashtu me mbështetjen financiare të dy fondacioneve zvicerane.
Kjo skulpturë është ngritur në Hardaupark të Cyrihut. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Cyrih paralajmërojnë se do të jenë të pranishëm në këtë solemnitet.




Stay Connected with MFA