Nis punimet Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Pjesë e edicionit jubilar të Seminarit të tridhjetë me ligjëratat e tyre do të jenë shumë emra të njohur të albanologjisë nga e gjithë bota, përkatësisht nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera.
Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova ka folur për historikun e kësaj ngjarje të madhe kulturore e shkencore dhe ndikimet e saj në arenën ndërkombëtare, duke e quajtur si një epokë në vete. Megjithatë, fokusi i sivjetmë sipas Rugovës, do të jenë studiuesit e rinj të albanologjisë dhe punimet shkencore.
Edhe sivjet si herë të tjerave presim shumë nga pjesa shkencore e seminarit, ligjëratat, referimet dhe kumtesat të cilat tradicionalisht janë të ndara në dy sesione. Sesioni i gjuhësisë sivjet do të ketë temën bosh gramatika e shqipes në tekstet shkollore, ndërsa sesioni i lehtësisë, temën letërsia shqipe e diasporës, ka thënë ai.
Vlerësime pozitive për punën e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka dhënë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Ai theksoi se para 37 vjetëve u nis rrugëtimi, i cili pati ndërprerje të vogla, por nuk u ndalë asnjëherë dhe kjo bëri që seminari të ketë ndikime e veta në shkencë dhe aspekte tjera për shqiptarët në botën e jashtme.
Të flasim ne për vetveten tonë edhe kur faktet janë lakuriqe merret mashtruar, kur të tjerët flasin për ne, padyshim që merret më serioze dhe ju të nderuar albanologë që vini nga vendet e ndryshme të botës, këtë vërtetësi për Kosovën dhe shqiptarët e bëtë më të fuqishme në botë dhe kjo na ndihmoi shumë, pa i dhënë vija politike kësaj gjëje. Tridhjetë seminar të organizuar në rrethana tepër të veçanta dhe të jashtëzakonshme, tani jo rastësisht drejtori i këtij seminari e tha se nuk po e bëjmë vetëm hapjen e zakonshme, por po e bëjmë premtimin e një epoke të re, vërtet jemi në një epokë të re të sukseseve që mund ti numërojë dhe rendisim bashkë, ka thënë Buja.
Kurse ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi vlerësoi se kjo ngjarje e determinon zhvillimin e përhapjes dhe afirmimit të shkencës së albanologjisë dhe kulturës shqiptare.
Për këto tridhjetë vjet jetë, përgjatë tri dekadave të thyerjeve të mëdha historike në këtë nën-qiell, përmes sfidave dhe kravatave të pafund me të cilat u përballë nga viti në vit, Seminari Ndërkombëtar i Kulturës dhe Gjuhës Shqipe u dëshmua të jetë i pandashëm në jetën kulturore, akademike dhe arriti të shndërrohet në njërën prej ngjarjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme kulturore dhe shkencore të vendit tonë, si një katalizator i aktiviteteve albanologjike, ka thënë Krasniqi.
Para të pranishmëve, me nga një fjalë rasti u paraqiten edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, prorektori i UP-së, Enver Kutllofci, mandej akademik Rexhep Ismaili, dekani i fakultetit Histori-Filologjisë nga Universiteti i Tiranës, Shezahi Rokaj, dekani i Fakultetit Filologjisë, Osman Gashi. Që të gjithë këta emra të shkencës vlerësuan se seminari është një ngjarje kulti me peshë të veçantë shkencore, kulturore dhe kombëtare.
Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare prej sot e deri më 27 të këtij muaji do të mbahen ligjërata, referime dhe kumtesa të shumta nga letërsia dhe gjuha. (KosovaPress)




Stay Connected with MFA