Kosova mban koncert për Japoninë
Nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë koncertin memorial në nderim të viktimave të tërmetit të madh që para pak muajsh ka goditur Japoninë.
Në këtë aktivitet, Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert me motive japoneze në shenjë solidariteti për viktimat e 11 marsit 2011.
Para të pranishmëve, me fjalë rasti do të paraqiten:
Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga;
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Memli Krasniqi dhe
Zv/Ministri i Punëve të Jashtme, z. Petrit Selimi.
Pas mbarimit të Koncertit Memorial, Kosova për Japoninë pjesëmarrësit ftohen të nëshkruhen në Librin e Zisë / ngushëllues, si dhe të marrin pjesë në ekspozitën e organizuar për këtë qëllim.
DATA: 28 qershor 2011
KOHA: 18:00
VENDI: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Mediet janë të mirëseardhura ta përcjellin këtë aktivitet!


Stay Connected with MFA