Shënohet 15 vjetori i vdekjes së shkrimtarit Beqir Musliu
Në simpoziumin letrar Beqir Musliu - emblemë e letërsisë moderne shqiptare që mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit të enjten (më 23 qershor), duke filluar në orën 10.00, pritet të referojnë studiues të letërsisë dhe kritikë letrarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ndërkaq, akademia solemne mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, të premten (më 24 qershor), në orën 17.00 me rastin e dhënies së çmimit letrar \"Beqir Musliu\", fitues i të cilit për këtë vit është shkrimtari, Ibrahim Kadriu (Zhegër, 1945). Shkrimtar që shkruan për fëmijë e për të rritur deri tash ka botuar mbi 40 vepra letrare në poezi, prozë, dramë etj.
Simpoziumi Letrar si dhe Akademia Solemne janë të hapura për krijuesit dhe artdashësit si dhe të interesuarit e tjerë.
Ky përvjetor mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit nën bashkorganizim të Ars Clubit \"Beqir Musliu\" dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Gjilanit.




Stay Connected with MFA