Përkujtohet kolosi Bekim Fehmiu
Në fuajeun e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për të gjithë qytetarët do të jetë i hapur libri i kujtimeve, në të cilin do të shfaqen filma nga krijimtaria e tij kinematografike.
Në orën 11:00 i pranishëm do të jetë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.
Jeta, vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu, janë personifikim i krenarisë artistike, dhe i krenarisë kombëtare, si dhe frymëzim artistik për të gjitha gjeneratat e ardhshme.
Teatri Kombëtar do ta ruajë të freskët gjithmonë kujtimin për të, andaj i fton të gjithë artdashësit që të përbashkohen në këtë ndjenjë dhimbje, por dhe krenarie.




Stay Connected with MFA