Beqiri në Musikverein Wien
Shpirti i traditës është vepër për orkestër harqesh dhe perkusione e ndërtuar në 4 kohë: Gjeneza, Ndikimi, Mbijetesa dhe Loja, dhe si e tillë ilustron rrugëtimin dhe zhvillimin e muzikës në trojet shqiptare.
Është vepër e re e Valton Beqirit e cila edhe kësaj rradhe ka të përbrenda saj ngërthen ndërthurrje të elementeve të traditës sonë muzikore.
Pjesës së fundit të kësaj vepre Loja, e intepretuar në Kosovë dhe Japoni, i janë shtuar edhe tri të tjera me kërkesën e dirigjentit Toshio Yanagisawa. Në tërësi premiera e kësaj vjen e interpretuar nga Chamber Orchestra of Ballkan.
Orkestra kamertale ballkanike e themeluar 3 vjet përpara përbëhet nga 21 instrumentistë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Austria dhe 5 instrumentistë nga Kosova ( Festim Fanaj, Valbon Haxhibeqiri, Blerim Grubi, Arianit Shehu dhe Patris Berisha).
Ndryshe, programin e koncertit mund ta gjeni në internet, në adresën:
http://www.musikverein.at/konzerte/konzertprogramm.asp?idx=23688





Stay Connected with MFA