Rona Nishliu zuri vendin e dytë në Shën Petërburg
Nishliu ka kënduar këngën Suus, me të cilën u vlerësua edhe si këngëtarja më e mirë e natës së parë, pasi ka marrë votat maksimale, 39 pikë. Në natën e dytë Rona ka performuar këngën ''Nutural Women'', nga Aretha Franklin, ndërsa në natën e fundit Rona performoi përsëri me këngën ''Suus'' me të cilin zuri vendin e dytë.
Këngëtarët e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj. garuan në 3 net, nga 6 deri në 8 korrik. Çdo mbrëmje, një juri profesioniste ka vlerësuar çdo këngëtar pas performimit.
Përveç 17 përfaqësuesve, në festival performuan edhe emrat e mëdhenj të muzikës boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Çmimin ''Grand prix'' të këtij festivali e fitoi këngëtari italian Gianni Fiorellino.
Ky është suksesi i radhës i këngëtares nga Kosova Rona Nishliu me këngën Suus pas performancës së saj të suksesshme në Eurovizion.
(balkaweb)





Stay Connected with MFA