Kosova anëtarësohet në European Film Promotions
Kosova behet shteti i 33 evropian që i bashkëngjitet këtij rrjeti të qendrave të filmit te Evropës. Me këtë QKK gjegjësisht Kosova merr statusin e anëtarit të barabarte me te gjitha shtetet e anëtarësuara aty.
EFP është formuar para 14 vjetëve, dhe është institucion unik për promovimin e filmave, me programe shumë të mira për aktoret (Shooting Stars), për producentët (Producers on the Move) dhe për regjisoret (Ten European Directors) që mbahen gjatë tërë vitit.
Po ashtu, me këtë aderim, Kosova përmes EFP-së do të promovoje filmat kosovar si filma evropian në tregjet e Azisë dhe Amerikës.
Ky është një lajm tepër i mirë për Kosovën dhe kinematografinë e Kosovës. Nuk ishte lehte te arrijmë deri këtu. Qe kur e kam marr detyrën ne gusht te viti te kaluar kam filluar aktivitetin për këtë anëtarësim. Kemi pasur edhe pengesa te shumta, dhe ka qene proces i komplikuar, sidomos kur dihet se në këtë organizate ka edhe shtete që nuk e kanë pranuar Kosovën, duke përfshire edhe Serbinë. Por, në fund, e rëndësishme është qe tani ne jemi anëtare të barabarta dhe industria jonë, kineastët tonë do të kenë përfitime konkrete nga ky moment theksoi drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Fatos Berisha.
Sipas tij, edhe mediat me të mëdha që mbulojnë botën e filmit si Hollywood Reporter dhe Screen International e kanë botuar lajmin për aderimin e Kosovës në EFP.
Presidenti i EFP-së, danezi Christian Juhl Lemche i ka uruar Kosovës anëtarësimin në EFP.
Jam i lumtur dhe i uroj mirëseardhje QKK-se në EFP. Shpresoj se aktivitetet e EFP-së do ti ndihmojnë industrisë kosovare të filmit të promovon filmat dhe talentet ndërkombëtarisht, dhe njëkohësisht pres kontributin e QKK-së për vetë EFP-në, ka deklaruar Lemche.
Me tutje Berisha thotë QKK gjegjësisht Kosova ka aderuar në këtë organizate para Bosnjës dhe Malit te Zi.
EFP financohet nga programi Media i Bashkimit Evropian dhe e ka selinë në Hamburg të Gjermanisë.



Stay Connected with MFA