Kosova u përfaqësua në Olimpiadën Kulturore në Kroaci
Artistët gjilanas përfaqësuan Kosovën në mënyrë të denjë në këtë ekspozitë, të cilën e ka organizuar Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kroacisë, nënë drejtimin e Petar Weiz, që është president në World Art Games.
Në ekspozitë pati shumë artistë ndërkombëtar:nga Kanadaja, Izraeli, Britania e Madhe, Gjermani,Turqia, Mali i Zi, Shqipëria e vende të tjera. Punimet, në mesin e tyre edhe ato të artistëve kosovarë u ekspozuan në Galerinë Oki të Osjekut, ku gjithse u ekspozuan 32 piktura në teknika të ndryshme, por që të gjitha bartnin mesazhe humaniteti.
Artdashësit e kanë pëlqyer pa masë ekspozitën dhe pikturat gjetën blerësit e tyre, kurse mjetet e grumbulluara u dhanë për çështje humanitare.
Policia kufitare e Serbisë në qytetin Shid që është në kufi me Kroacinë ka keqtrajtuar artistët kosovarë, duke mos i lejuar të kalojnë kufirin, me arsyetimin se nuk kanë marrëveshje për atë vendkalim kufitar dhe se kufirin mund ta kalojnë vetëm në vendkalimin kufitar Bratovac. /Zëri/



Stay Connected with MFA