Ekspozitë e skulptorit Destan Gashi në Vjenë
Në këtë ekspozitë, Gashi u paraqit me 11 skulpturat e tij të përmasave të vogla. Në punimet e Gashit, dominon femra si figurë artistike.
Materiali të cilin ai përdori është kryesisht mermeri, marrë nga vende të ndryshme të rajonit. \"Gashi në punimet e tij prej gurit si një material i vdekur, i dha jetë\", u shpreh në hapjen solemne Christa Wenkoff, udhëheqëse e lokalit në të cilën u hap kjo ekspozitë.
Kësaj here adhuruesit e skulpturave të Gashit do të kenë mundësinë që ato t\'i shohin në ambientin e Paulus Apotheke në Vjenë, vend ky i njohur për aktivitete artistike, ku edhe bashkëshortja e Destanit, Barbara Gashi, qysh më parë kishte prezantuar ekspozitat e saja.
Kjo ekspozitë skulpturash është hapur për adhuruesit nga data 26 janar deri më 23 shkurt 2012. Dëshira më e madhe e skulptorit Gashi për të ardhmen ka qenë dhe mbetet paraqitja e tij me një ekspozitë edhe në Kosovë. /INA/



Stay Connected with MFA