Arkivi

Maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

"Kthimi” i Blerta Zeqirit, shpërblehet në “Sundance”

26 janar 2012 - Filmi i regjisores, Blerta Zeqiri, i cili u përzgjodh për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Sundance, është shpërblyer me çmimin Jury Prize in Short Film, International Fiction.

Filmi “The Return” me skenar të shkruar nga Shefqet Gjocaj, flet për kthimin në shtëpi të një burri nga një burg serb, ardhje e cila komplikohet me betejën e tij për të vazhduar jetën aty ku e ka lënë me bashkëshorten dhe të birin e tij. “Ne erdhëm në Kosovë, dhe siç e dini, jemi një vend i shkatërruar nga lufta.

Jemi shteti më i ri në botë dhe sonte u bëmë shtet vërtet i pavarur dhe i pambikëqyrur, andaj ky çmim ka shumë rëndësi”, theksoi Gjocaj, i cili po qëndronte pranë regjisores.

Filmi i Blerta Zeqirit, i prodhuar nga “Prishtina Film”, është filmi i parë kosovar, por edhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sundance”. 

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj: Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të...më shumë

Komunikatë për Medie

25.05.2013

Prishtinë, 25 maj 2013 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke...më shumë