Na ndiqni në:

Hoxhaj: Pakoja e Ahtisaarit – rruga e vetme drejt paqes në Ballkan

Romë, 10 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur për pajtimin në Ballkan në një intervistë për agjencinë italiane ANSA ka thënë se e vetmja rrugë për pajtim është që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa pakoja e Ahtisaarit është zgjidhja e vetme që prodhon stabilitet në Ballkan.

“Falë Planit të Ahtisaarit, përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e minoritetit serb në Kosovë garantohen më shumë se në çdo shtet tjetër në Evropë. 90% e këtij plani tashmë është implementuar”, ka shtuar Hoxhaj.
 
Në këtë intervistë, ministri Hoxhaj përsëri ka akuzuar Beogradin për bllokadë në iniciativa rajonale. “Beogradi duhet të ndalet të luftojë Qeverinë e Kosovës, duhet të ndal bllokimin e Kosovës nëpër iniciativa rajonale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e sigurisë”, ka theksuar Hoxhaj.
 
Në këtë drejtim ai ka kërkuar më shumë mbështetje nga Bashkimi Evropian. “Republika e Kosovës ka nevojë për rezultate të prekshme nga Bashkimi Evropian, por jo vetëm fjalë. Ne jemi jashtë çdo mirëkuptimi”, ka thënë Hoxhaj, duke iu referuar raporteve me BE-në.
 
Sipas Hoxhajt, në Bruksel gjërat po lëvizin ngadalë, ngase deri më sot, pesë shtetet anëtare ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Duke folur për rritjen e numrit të njohjeve, Hoxhaj ka thënë se në botën arabe shihet një përparim i dukshëm.
 
"Unë besoj se pas rënies së regjimeve të caktuara në disa shtete arabe, regjime të cilat ishin miqtë e kundërshtarëve të pavarësisë, mendoj se ata do të ndryshojnë qëndrim ndaj pavarësisë sonë”, ka thënë ai.
 
Hoxhaj për ANSA po ashtu ka thënë se njohja nga Selia e Shenjtë është tepër e rëndësishme për Republikën e Kosovës.
 
Derisa sa i përket marrëdhënieve Itali – Kosovë, ministri Hoxhaj ka thënë se Roma është duke mbështetur fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimeve euro-atlantike.

"Italia na dha mbështetjen e jashtëzakonshme në rrugën tonë drejt BE-së dhe në përmbylljen e procesit të njohjeve. Bashkëpunimi ynë do të fokusohet në infrastrukturë, energji, bujqësisë, ushqim dhe turizëm”, ka paralajmëruar Hoxhaj.

Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him "Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Kosovos Außenminister: "Serbien muss noch mehr machen"Die Verantwortung liegt bei Belgrad