Na ndiqni në:

Hoxhaj: Vendimet e Qeverisë do të zbatohen plotësisht në veri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për radion gjermane Deutschlandfunk, se pas 12 vjetëve Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur që të ushtroj kontrollin në veri të vendit dhe të parandalojë kontrabandën.Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë për stabilizimin e situatës dhe respektimin e plotë të vendimeve të saj legjitime.

“Ne jemi të interesuar që me çdo kusht në veri të jetë situatë e qetë, në të njëjtën kohe do të respektohet plotësisht vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe të kemi një gjendje si në të gjitha vendet e Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Hoxhaj ka bërë përgjegjës bandat kriminale të atjeshme për aktet dhunshme që kanë ndodhur së fundi.

“Këtu bëhet fjalë për grupe kriminale, të cilat në 12 vjetët e shkuara kanë kontrolluar kontrabandën në veri. Pas 12 vjetëve ne kemi arritur që të ushtrojmë kontrollin në atë pjesë dhe të parandalojmë kontrabandën”, ka thënë Hoxhaj.

Lidhur me qëndrimet e liderëve serbë, Hoxhaj ka thënë se nëse i dëgjoni politikanët në Beograd nuk dihet se në çfarë kohe jemi duke jetuar, në vitin 1991 apo 2011.

“Ne nuk besojmë se rajoni është para një konflikti të ri, por diplomacia evropiane duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë dhe duhet të përdor një gjuhë më të ashpër ndaj tyre”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

http://www.dradio.de/dlf/sendungen/interview_dlf/1523436/
Kosovo hofft nun auf UN-Mitgliedschaft"Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Die Verantwortung liegt bei BelgradEnver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagieren