Na ndiqni në:

Hoxhaj: Serbia po bënë politikë të Millosheviqit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për mediet gjermane se Serbia edhe më tutje është duke udhëhequr një politikë të ngjashme me atë të Sllobodan Milosheviqit.

Gjatë një interviste për Gazetën “Badische Zeitung”, Ministri Hoxhaj ka thënë se zyrtarët më të lartë  në Beograd dhe qeveria e Serbisë, kanë organizuar dhe financuar trazirat në veri

“Ne besojmë se Stefanoviqi, presidenti Tadiq dhe gjithë Qeveria e Serbisë kanë organizuar dhe financuar trazirat në veri. Vetëm dëgjojeni Stafanoviqin se çfarë fjalimesh mban para barrikadave. Është gjuha e njëjtë që është përdorur në vitet e 90-ta në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë. Serbia edhe më tutje është duke udhëhequr një politikë të Sllobodan Milosheviqit”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu ka vlerësuar se Kosova nuk është e interesuar që të ketë dhunë dhe që situata të eskalojë. “Por, ne jemi të interesuar që me çdo çmim të luftojmë krimin e organizuar në veri, në mënyrë që Serbia nga strukturat kriminale të mos e shndërrojë në një lëvizje politike”, ka thënë Ministri Enver Hoxhaj, në intervistën për Gazetën “Badische Zeitung”.
 

"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Die Verantwortung liegt bei BelgradIntervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”"Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"