Na ndiqni në:

Hoxhaj: Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme, që do të shkaktonte dhunë dhe jostabilitet në rajon

Paris, 2 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Francë, përveç takimeve të shumta me udhëheqës të lartë të institucioneve franceze, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të jetës akademike dhe shoqërisë civile në Paris.

Të enjten, Ministri Hoxhaj ka dhënë edhe një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde”.

Nëkëtë intervistë, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës,ka thënë se ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme, që do tëshkaktonte dhunë dhe jostabilitet në rajon.

Hoxhaj, po ashtu ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha aspektet.

Nëpyetjen rreth qëndrimit të tij pas arrestimit të Ratko Mlladiqit,Ministri Hoxhaj ka thënë se ky është një lajm i mirë, mirëpo i vonuar.Sipas tij, arrestimi Mlladiqit ka qenë një obligim që është dashur tëkryhet shumë kohë më parë, dhe se megjithatë, ky arrestim i kontribuonprocesit të pajtimit rajonal.

“Mirëpo, arrestimi i RatkoMlladiqit nuk është i mjaftueshëm. Për Serbinë është kruciale të fillojëreformat nga brenda në mënyrë që në këtë vend të implementohenstandardet evropiane dhe të normalizohen raportet me Kosovën.Përkundrazi, Serbia po tenton të krijojë tensione jashtë kufijve të saj.Nuk është në interes të Bashkimit Evropian që t’i jap statusin e“vendit kandidat” një vendi që  mban probleme të pazgjidhura me fqinjët etij, siç është me Bosnjën, ku po mundohet që të vejë në pyetjemarrëveshjen e Daytonit ose me Kosovën, ku po mbështet ndarjen e veriuttë Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, në pyetjen e “Le Monde” sesi e sheh faktin se përkundër nisjes së dialogut Beograd-Prishtinë nënombrellën e BE-së, Qeveria serbe ka lansuar idenë e ndarjes së Kosovës,Ministri Hoxhaj ka thënë se dialogu është teknik dhe është njëinstrument i mirë i cili ka për qëllim zgjidhjen e problemeve praktike.

“Kydialog është i fokusuar në bashkëpunimin rajonal, lirinë e lëvizjes dheperspektiven evropiane. Kemi të bëjmë me një dialog midis dy shtetevetë barabarta. Serbia po e keqpërdor që tre muaj: në çdo takim mepërfaqësues Evropian, Qeveria e këtij shteti propozon ndarje etnike. Përne kjo është vijë e kuqe. Ndarja e Kosovës është një ide shumë errezikshme e cila do të kishte një “efekt domino“ në rajon dhe do tëprodhonte dhunë dhe jostabilitet”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri, poashtu, ka thënë se në këto tre vite, që nga shpallja e pavarësisë,Kosova është një vend stabil, shtet funksional dhe se integrimiminoriteteve në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës është më i mirë senë shumë shtete në rajon.

“Situata në veriun e Kosovës është eimponuar dhe projektuar nga jashtë, ku Beogradi po tenton që të krijojnjë konflikt të ngrirë, mirëpo pa sukses”, ka thënë ai.

Kurse,në pyetjen rreth mundësisë së dhënies së një statusit special për Veriune Kosovës, Ministri Hoxhaj e ka mohuar kategorikisht një mundësi tëtillë.

“Absolutisht jo. Një status special do të ishte njësojsikur të ndërrohet marrëveshja e Deytonit në Bosnjë. Edhe në vitet e1990-ta, kur ishim të okupuar nga regjimi serbe vizioni i jonë ka qenëtë krijojmë një shtet heterogjen dhe assesi monoetnik. Etniciteti nukështë më problem në vendin tonë”, ka thënë Hoxhaj. Ai po ashtu ështëshprehur krenar që Kosova po e zbaton planin e Ahtissarit, plan i ciliofron garancitë më të mira për integrimin e minoriteteve.

“Veriuështë pjesë e Kosovës. Aty kemi një prezencë të strukturave paraleleserbe. Ky është një problem politik. Është misioni EULEX, i cili kapërsipër këtë rajon. Në përgjithësi ky mision po kryen punë të mirë nëvend, mirëpo mund të bëjë më shumë në Veri. Bashkësia ndërkombëtareduhet të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit që të mos flitet më përkëto struktura paralele. Serbia nuk mund të ketë “një këmbë” nëRepublikën Serbe në Bosnjë, ”një këmbë” në veri të Kosovës dhe “njëkëmbë” në Bruksel”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Ndërsa, në pyetjenrreth luftimit të korrupsioni dhe krimit të organizuar në Kosovë, ai kathënë se Bashkësia Ndërkombëtare ka ndërtuar institucionet kosovare ngazeroja dhe se për tri vite nuk mund të ketë mrekulli. “Kosova ka qenëpjesa më e pazhvilluar në ish-Jugosllavi. Vendi ka nevojë që tëndihmohet nga Evropa, jo vetëm për një shtet ligjor por edhe përzhvillimin e tij. Do të ishte një mesazh i keq në rast se Kosova mbetet ivetmi vend i izoluar në rajon, pa lirinë e udhëtimeve për qytetarët esaj, pa një raport kontraktual me Brukselin”, ka thënë Ministri i Punëvetë Jashtme të Kosovës,  Enver Hoxhaj, në intervistën për “ Le Monde”. 

Kosovos Außenminister: "Serbien muss noch mehr machen""Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Intervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”„Die Mehrheit will eine Normalisierung“