Na ndiqni në:

Hoxhaj: Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës

Paris, 3 maj - Në një intervistë për “Radio France Internationale”, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj duke iu referuar perspektivës Evropiane të shteteve të Ballkanit, ka thënë se Kosova është kundër çdo hapje të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, derisa Beogradi refuzon ta njohë Republikën e Kosovës.

"Ne besojmë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë tonë dhe ta sheh realitetin. Dy vendet tona duhet të punojnë së bashku që të mund të hyjnë një ditë në Bashkimin Evropian. Në qoftë se serbët nuk e pranojnë atë dhe nuk kanë  marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre, do të jetë e pamundur për ta që t’i bashkohen Evropës”, ka theksuar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj u ka bërë thirrje Francës dhe vendeve tjera evropiane që ta bindin serbët që të hapin kapitullin e pajtimit me Kosovën, duke pranuar pavarësinë dhe realitetin e ri në Ballkan.

“Unë nuk  mendoj seEvropa mund të pranojë anëtarësimin e një vendi që ka  shumë problem edhe konflikte me shtetet e tjera në rajon. Ka ardhur koha për  diplomacinë evropiane. Evropa duhet të ushtrojë më shumë presion-qytetarët e Serbisë, Kosovës dhe i gjithë rajoni do të përfitojë", ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për “Radio France Internationale”.

"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him Enver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagierenKosovo hofft nun auf UN-Mitgliedschaft