Na ndiqni në:

Hoxhaj: Idetë e Tadiqit kundër vlerave evropiane

Berlin, 12 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Hoxhaj i është përgjigjur interesimit të gazetarit Michael Martens përzhvillimet kryesore në dhe rreth Kosovës, e veçanërisht raporteve mesRepublikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Në pyetjen e gazetarit rreth deklaratave të Presidentit serb, BorisTadiq, se politikanët shqiptarë kanë qëllim afatgjatë “Shqipërinë eMadhe“, Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë nuk ka të bëjë aspak merealitetin.

“Ajo çka ai thotë është në kundërshtim me çdo gjë që simbolizon Evropën.Krijimi i shteteve monoetnike, lëvizja e kufijve, ndërrimi iterritoreve, të gjitha këto janë shumë të rrezikshme. Kufijtë eBallkanit qëndrojnë. Kosova është produkti i fundit i shpërbërjes sëJugosllavisë dhe ky fakt tani njihet nga 76 shtete anëtare të OKB-së”,ka thënë ai.

Rreth çështjes së veriut të Kosovës, Ministri i Jashtëm ka thënë se nëkohën prej 2005 deri në 2007 nën udhëheqjen e ish-presidentit finlandezMarti Ahtisaari, në Vjenë u zhvilluan negociatat, esenca e të cilaveishte mbrojtja sa më e mirë e pakicave etnike në Kosovë. Rezultati apozgjidhjet kosovare për integrimin e pakicave, sipas tij, kanë karaktermodeli për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Në veri të Kosovës më shumë është çështje e sundimit të ligjit. Në këtëpjesë qysh gjatë kohës së administrimit nga institucionet e UNMIK-ut, ukrijuan struktura ilegale të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutëntonë. Zgjidhja për veriun është tashmë e njohur dhe kjo është zbatimi iplanit të Ahtisaarit. Kushtetuta e vendit duhet të zbatohet edhe në këtëpjesë të Kosovës”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Sa i përket bllokadave që Serbia vazhdon t’i bëjë anëtarësimit tëKosovës në Organizatat Ndërkombëtare, Ministri Hoxhaj ka theksuar seSerbia po përpiqet që ta izoloj, ta paralizoj zhvillimin dhe të dëmtojsovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, para pak kohe mori pjesë nëSamitin e Varshavës, ku ishte i pranishëm edhe Barack Obama, dhe nëfestën e përvjetorit të Italisë në Romë, Boris Tadiqi anuloipjesëmarrjen e tij pikërisht për këtë. Një sjellje e tillë nuk fletshumë për një politikan që mbështetet në frymën e marrëdhënieve të mirafqinjësore”, ka thënë Ministri Hoxhaj, në intervistën për “FrankfurterAllgemeine Zeitung”.

Enver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagierenDie Verantwortung liegt bei BelgradKosovo hofft nun auf UN-Mitgliedschaft"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"