Na ndiqni në:

Ministri Hoxhaj : Shtetet dhe kufijtë kapituj të mbyllur në Ballkan

Prishtinë, 3 korrik 2011 – Gazeta e përditshme bullgare “Dnevnik” dhe Agjencia e Lajme e Sofjes “Novinite” kanë botuar dy intervista ekskluzive me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këto dy intervista të gjata, Ministri Hoxhaj ka folur për zhvillimet efundit në dhe rreth Kosovës, për progresin e shtetit në proceset ebrendshme shtetndërtuese, forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetitndërkombëtar dhe për avancimin e proceseve integruese të Kosovës nëmekanizmat euroatlantik.

Në intervistën për “Dnevnik”, Ministri iPunëve të Jashtme i Kosovës, fillimisht ka shprehur përkushtimin eRepublikës së Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me vendet e rajonit,përfshirë edhe Bullgarinë, sidomos në avancimin e bashkëpunimit nëekonomi, arsim, tregti, kulturë.

Hoxhaj ka thënë se për Kosovënështë e rëndësishme puna e bërë nga Bullgaria në të kaluarën për t\\\'ubashkuar me BE-në, duke shtuar se Bullgaria është shembull shumë irëndësishëm për Kosovën në procesin e përgatitjes së vendit për integrimnë BE.

Lidhur me perspektivën integruese të Kosovës, Hoxhaj kathënë se së pari, Kosova duhet të marrë një udhërrëfyes për viza, nëmënyrë që të fillojë plotësimi i kritereve për këtë proces.

“Sëdyti është shumë e rëndësishme që të ketë një marrëdhënie kontraktualeme Komisionin Evropian, sepse në këtë mënyrë mund të marrim përkrahjepër zhvillimin ekonomik dhe tregtar”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar setashmë duhet të merren hapat e nevojshëm në përputhje me shtatë masat epropozuara nga KE në vitin 2009, në lidhje me të ardhmen evropiane tëKosovës.

Rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve tëKosovës me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet të fillojë tëpranojë realitetin se Kosova është një vend i pavarur. “Është shumë erëndësishme që të ketë marrëdhënie normale dhe të mos përdoret fjaloriqë ka përdorur ndonjëherë Beogradi. Të shmangen ofertat që vijnë ngaBoris Tadic, në lidhje me ndarjen e territorit të Kosovës, për tëkrijuar shtete mono-etnike më të mëdha të Serbisë dhe të Shqipërisë nërajon. Është e vërtetë e rëndësishme që kjo retorikë të jetë harruar”,ka thënë Ministri Hoxhaj.

Në intervistën për “Dnevnik”, Hoxhajka rikonfirmuar aspiratën gjithëpopullore të qytetarëve të Kosovës përintegrim në mekanizmat evropianë, duke argumentuar edhe faktin semosnjohja e Kosovës nga pesë shtete të BE-së, është e lidhur mepolitikën e brendshme të tyre.

Në këtë intervistë, Hoxhaj kafolur edhe për perspektivat zhvillimore ekonomike të Kosovës, duketheksuar synimin e Qeverisë së Kosovës që në të ardhmen të investohet mëshumë në sektorin e energjisë, bujqësisë, minierave, krijimin e  njëekonomie të bazuar në shërbime dhe kualifikimin e njerëzve për tregun epunës. 

Ndërkaq, në intervistën për Agjencinë e Lajme të Sofjes“Novinite”, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se Kosovadhe Bullgaria në të ardhmen pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje tëcilat mund të përdoren për promovimin e marrëdhënieve të ngushta jovetëm ndërmjet dy qeverive dhe dy shteteve, por edhe në raportetndërmjet dy shoqërive dhe dy popujve tanë.

Lidhur me avancimin eshkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve, Ministri Hoxhaj ka thënë se hapi iparë që duhet të ndërmerret është nënshkrimi i disa marrëveshjeve nëmbështetje të njerëzve të biznesit në Bullgari dhe Kosovë.

Nëkëtë intervistë, Ministri Hoxhaj ka folur edhe për procesetndërkombëtare që lidhen me Kosovën, idetë anti-evropiane të Serbisë përndryshim kufijsh apo krijim shtetesh mono-etnike, minoritetet në Kosovëdhe çështjet që lidhen me procesin e njohjes së Kosovës, veçanërisht ngapesë vendet e BE-së që ende se kanë marrë një vendim të tillë.

Dukeiu referuar ideve të Beogradit për ndarjen e Kosovës, Ministri Hoxhajka thënë se Kosova është shteti i shtatë i pavarur i dalë nga shpërbërjae ish-Jugosllavisë. “Kjo do të thotë që çështjet e kufijve, shtetevedhe territoreve në rajon janë një kapitull i mbyllur. Ne nuk do tëpranojmë kurrë idetë për ndarje etnike dhe territoriale sepse këto idedo të krijonin jostabilitet, do të prodhonin dhunë dhe i tërë rajoni dotë kthehej prapa, aty ku ishte para 20 vjetësh”, ka thënë Hoxhaj.

Rrethideve për krijimin e shteteve të mëdha kombëtare në rajon, MinistriHoxhaj po ashtu ka thënë se është vizion anti-Evropian promovimi ikonceptit të shteteve një-etnike, duke shprehur përkushtimin e plotë tëpopullit të Kosovës për krijimin e një shteti civil, në përputhje meKushtetutën e Kosovës dhe Planin e Ahtisaarit. 

Kosovo hofft nun auf UN-MitgliedschaftDie Verantwortung liegt bei Belgrad"Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Enver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagieren