Na ndiqni në:

Ministri Hoxhaj: Kosova ka krijuar ambient të favorshëm për investime

Prishtinë, 8 korrik 2011 - Gjatë vizitës në Itali, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Mesdhetare të Lajmeve, me seli në Romë, ANSAmed.

Gjatë intervistës, Ministri Hoxhaj ka folur për zhvillimet kryesore nëdhe rreth Kosovës, perspektivat integruese të shtetit tonë, si dheproceset e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ministrii Jashtëm kosovar, ka thënë se midis çështjeve të hapura, urgjente përKosovën, është objektivi i heqjes së vizave për qytetarët e saj, nëmënyrë që t’iu mundësohet lëvizja e lirë në zonën Shengen.

“Jeminjë vend shumë i izoluar” citohet Ministri, por duke shprehur besim nëmundësinë e marrjes së shpejtë të udhërrëfyesit për liberalizim tëvizave, që do të bëjë të mundur arritjen e këtij objektivi në vitin2012.

Në këtë aspekt, Hoxhaj ka shfaqur po ashtu bindjen e plotënë mbështetjen italiane më qëllim të avancimit të proceseve integrueseevropiane të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka thënë se në dhjetëvjetët e ardhshëm të gjitha vendet ballkanike duhet të bëhen anëtare tëBE-së, me qëllim që edhe vetë projekti i BE-së të kompletohet, por “edhesepse bëhet fjalë për kombe të reja, që mund të kontribuojnë shumë nëekonominë evropiane”.

Gjatë intervistës, Ministri i Jashtëm iKosovës ka folur edhe për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë përambientin e krijuar për investimet nga jashtë.

Në këtë kontekst,Hoxhaj ka thënë se Kosova ka një nga ambientet më të mira për tëinvestuar, falë politikave fiskale, profesionalizmit të punëtorëve dhemundësisë për hyrjen në tregjet e vendeve të tjera ballkanike.

Hoxhaj,po ashtu ka folur për përkushtimin e Institucioneve të Kosovës për tëthelluar bashkëpunimin e gjithëmbarshëm me Italinë.

MinistriHoxhaj për ANSAmed, ka thënë se është i interesuar për një politikë tëjashtme që të jetë në gjendje të krijoj një bashkëpunim që të përfshijëedhe shoqëritë civile të dy vendeve, me iniciativa të tipit kulturor.

“Nëtakimin me Frattinin do të përqendrohemi se si të përforcojmëmarrëdhëniet tona politike dhe ekonomike, por edhe se si të promovojmëprojektet që kanë për qëllim afrimin e qytetarëve”, citohet Hoxhaj.

Ndërsanë planin politik, Ministri kosovar ka veçuar rolin e luajtur ngaItalia për favorizimin e paqes, stabilitetit, sigurisë në Ballkan,  poredhe për mbështetjen në  integrimin evropian të Kosovës.

“Nëplanin ekonomik është duke u punuar për një sërë marrëveshjesh mbisistemin tatimor, infrastrukturën dhe promovimin e investimeve italianenë vend”, citohet Hoxhaj.

Midis sektorëve që janë të hapura përinvestimet italiane, Ministri Hoxhaj ka përmendur bujqësinë, ndërtimetdhe teknologjinë informative, ku Kosova, siç ka thënë Ministri, ka shumëtë rinj të kualifikuar. Por, Hoxhaj, ka vënë në dukje edhe pasurinë egjerë të Kosovës me qymyr.

Vizita e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Itali, është raportuar nga mediat dhe agjencitë e ndryshme italiane.

Paspërfundimit të vizitës në Itali, të premten, Ministri Hoxhaj i ështëbashkuar Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, HashimThaçi, në Dubrovnik, në Samitin e Kroacisë, ku marrin pjesë përfaqësuestë Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.

"Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"Die Verantwortung liegt bei Belgrad„Serbien muss sich endlich entscheiden“ Enver Hoxhaj, der Außenminister des Kosovo, über die Verhandlungen zwischen Pristina und Belgrad. Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him