Na ndiqni në:

INTERVISTË në “Epokën e Re”

Flet Enver Hoxhaj

SINJALE POZITIVE PËR NJOHJET

Politika e jashtme nuk eshte kampionat i futbollit, ku per orarin e ndeshjeve eshte i informuar i gjithe opinioni. Po e jap maksimumin tim per ta shtuar numrin e njohjeve per Republiken e Kosoves, por kur do te vijne dhe nga cili vend do te vijne nuk mund te flas. Eshte me rendesi se kemi sinjale pozitive nga vende te ndryshme ne pjese te ndryshme te botes per ta njohur shtetin e Kosoves

PRISHTINE, 15 MAJ - Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves (MPJ), Enver Hoxhaj, ka thene te dielen se ka marrë sinjale pozitive per njohje te pavaresise se Kosoves nga disa shtete, por ai nuk ka folur per emra shtetesh e as per afate kohore per njohje, me arsyetim se mund te demtohet procesi. "Une po e jap maksimumin tim per ta shtuar numrin e njohjeve per Republiken e Kosoves, mirepo kur do te vijne dhe nga cili vend do te vijne njohjet nuk mund te flas tash. Eshte me rendesi qe kemi sinjale pozitive nga vende te ndryshme ne pjese te ndryshme te botes", ka thene Hoxhaj ne kete interviste per "Epoken e re". Ai, po ashtu, ka thene se strategjia lobuese dhe dokumenti per politike te jashtme nuk bien ndesh me planin e Behgjet Pacollit. Hoxhaj ne kete interviste per here te pare ka treguar se sa gjate ka punuar ne heshtje per viziten e delegacionit te Kosoves ne Vatikan.

"Epoka e re": Z. Hoxhaj, gjate ketyre diteve keni vizituar Arabine Saudite, Britanine e Madhe dhe keni marrë pjese edhe ne mbledhjen e KS te OKB-se ne Nju Jork. Cili eshte rezultati i këtij turneu?

Hoxhaj: Ne kete periudhe kemi pasur nje agjende te ngjeshur te diplomacise se Republikes se Kosoves. Vetem gjate javes se kaluar kam qendruar ne vizita zyrtare ne Riad, Lender e Nju Jork, ku jam takuar me shume perfaqesues te disa shteteve shume te rendesishme. Ne kuader te ketyre aktiviteteve lobuese jam takuar me ministrin e Puneve te Jashtme te Arabise Saudite, nga i cili kam marr mbeshtetje per Kosoven. Mbeshtetje per shtetin e Kosoves kam marr edhe nga ministri i Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe. Pervec ketyre, jam takuar edhe me disa perfaqesues te disa shteteve, te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven, te cilet i kam njoftuar per te arriturat e vendit, si dhe kam kerkuar njohje nga shtetet e tyre. Keto dite jam takuar edhe me njerez te cilet kane raporte te mira dhe ndikim pikerisht ne ato shtete, te cilat hezitojne edhe me tutje ta njohin Republiken e Kosoves.

"Epoka e re": Pavaresisht angazhimit te diplomacise se Kosoves, pse ende nuk ka rezultate konkrete?

Hoxhaj: Qellimi yne eshte ta perfaqesojme interesin e shtetit te Kosoves, pra interesin politik, ekonomik si dhe interesat e qytetareve te Kosoves. Synimi im eshte te jem i perkushtuar maksimalisht dhe ta perfaqesoj Republiken e Kosoves ne cdo cep re botes. Une po e bej punen time, duke u munduar te jem ne kontakt me perfaqesuesit e te gjitha vendeve te cilat nuk e kane njohur Kosoven. Edhe perfaqesuesit e Republikes se Kosoves po e japin maksimumin e tyre ne arenen nderkombetare per ta shtuar numrin e njohjeve.

"Epoka e re": Per me shume se tre muaj nuk kemi qoftë edhe nje njohje per Kosoven. Ku qendron problemi?

Hoxhaj: Ne po e bejme punen tone, mirepo vendimi per njohje eshte vendim i njeanshem i nje shteti, i cili vendos se kur do ta njohe Kosoven. Ne po punojme cdo dite per shtimin e numrit te njohjeve. Ka disa shtete te cilat deri me tani kane dhene shenja dhe jane deklaruar se ne nje te ardhme te caktuar do te marrin vendime pozitive drejt njohjes se pavaresise se Kosoves. Ne vende te ndryshme qasja ndaj Kosoves nuk eshte e njejte, eshte e ndryshme, por ne po punojme ne kete drejtim, duke mbajtur kontakte me shtete te ndryshme dhe duke ua kerkuar njohjen. Po ashtu, po i informojme vendet e ndryshme me progresin e arritur ne Kosove ne vitet e fundit. Ky eshte njeri nder argumentet kryesore per njohje krahas argumenteve te tjera te fuqishme.

"Epoka e re": Konkretisht nga cilat vende keni marre sinjale pozitive per njohje?

Hoxhaj: Nuk deshiroj te flas per vende ide te caktuara, prandaj asnjehere nuk do te permendi emra te caktuara te shteteve. Nuk jam prej atyre qe paralajmeroj dhe flas ne emer te qeverive te vendeve apo shteteve sovrane. Parapelqej te flas vetem per punen time dhe
shtetin tim. Detyra ime eshte te komunikoj me keto vende, te informohen keto vende dhe ne ate cast qe kemi shenja konkrete per njohje, opinioni publik do te jete i informuar.

"Epoka e re": Pritet, te pakten brenda ketij muaji, Kosova te njihet nga ndonje shtet?

Hoxhaj: Nuk mendoj se eshte ne sherbim dhe ne interes te Republikes se Kosoves dhe qytetareve te saj nese flitet me emra per vendet te cilat do ta njohin pavaresine e Kosoves apo nese flitet me afate kohore.
Ështe e rendesishme qe ne po punojme shume per njohje te reja. Mos insistoni me shume sepse, besoj se, u pergjigja ne kete pyetje dhe nuk kam per t'ju thene asgje me shume. E di se opinioni publik ka nevoje te informohet vazhdimisht, por une jam minister i Puneve te Jashtme dhe punoj dhe flas ne emer te Republikes se Kosoves. Nuk mund te flas ne emer te vendeve dhe qeverive te tjera. Nese une do ta beja nje gje te tille, do t'i fyeja vendet e tjera, pastaj do te kishte pasoja shume negative per Republiken e Kosoves.
 
"Epoka e re": Keni deklaruar me heret se me hartimin e Strategjise per Njohje do te jete me i lehte shtimi i numrit te njohjeve. Deri ku ka shkuar puna per hartimin e kesaj strategjie?

Hoxhaj: Me lejoni t'ju informoj se Strategjia per Njohje eshte ne hartim e siper dhe si e tille do te miratohet ne mbledhjet e radhes se Qeverise se Kosoves. Kjo strategji perbehet prej tri pjeseve: pjesa e pare e analizon kontekstin aktual te politikes se Kosoves; pjesa tieter merret me analize te çdo shteti veç e veç, te cilet nuk e kane njohur Kosoven; pjesa e trete ka te beje me nje plan konkret veprimi. Per mendimin tim, ky plan i veprimit vec eshte duke u jetesuar. Prandaj, vizitat ne Vatikan, Riad, Londer e Nju Jork dhe vizitat e tjera qe do t'i kemi gjate muajit maj jane duke konfirmuar se kjo strategji eshte ne jetesim e siper.

"Epoka e re": Bie ndesh kjo strategji me planin Pacollit per politike te jashtme?

Hoxhaj: Edhe ne te kaluaren mendoj se zoteri Pacolli ka dhene nje kontribut shume të madh ne kete drejtim. Edhe tash si zevendeskryeminister i Kosoves besoj dhe shpresoj shume se do
te kontribuoje qe Republika e Kosoves te kete sa me shume njohje si dhe te kete prurje te investimeve te jashtme. Mendoj se do
te jete nje aktivitet i madh i punes se Qeverise se Kosoves ne politiken e jashtme. Kryeministri Hashim Thaçi dhe zevendeskryeministri Behgjet Pacofli dhe zevendeskryeministrat e tjere si dhe ministrat e kabinetit qeveritar besoj se do ta japin kontributin e tyre per politiken e jashtme.

"Epoka e re": Minister, nuk me dhate pergjigje konkrete. Bie ndesh strategjia juaj meplanin e Pacollit?

Hoxhaj: Zoti Pacolli dhe une tashme jemi pjese e nje qeverie, prandaj edhe do te kete bashkerendim dhe harmonizim te agjendave tona. Besoj se pervoja e Pacollit, mundesite financiare, pergatitja diplomatike si dhe njohja e gjuheve do te jene nje mbeshtetje e fuqishme qe Republika e Kosoves te arrije sa me shume njohje. Ne kemi nje koordinim jashtezakonisht te mire me Pacollin dhe i besojme njeritjetrit Ne kuader te kësaj edhe planet per politike te jashtme do te jenë te harmonizuara.

"Epoka e re": Do te thote kjo se tash e me tutje do te shkoni se bashku neper shtete te ndryshme per te lobuar per Kosoven?

Hoxhaj: Padyshim, aty ku kerkohet qe une dhe ai te jemi se bashku, do ta bejme nje gje te tille. Mirepo mendoj se Republika e Kosoves duhet t'i bashkoje te gjitha potencialet, te gjithe njerezit qe te kete prani ne te gjitha vendet e botes. Faktikisht ne edhe po perpiqemi ta bejme nje gje te tille. Kete e ka deshmuar edhe vizita e kryeministri Hashim Thaçi ne Stamboll, ku ka marre pjese ne nje konference shume te rendesishme. Po ashtu edhe vizitat e mia ne Riad, Londer e Nju Jork. Megjithate, jo patjeter eshte e domosdoshme qe te gjithe anetaret e Qeverise se Kosoves paralelisht te duken ne aktivitete te tilla lobuese. Mirepo eshte e rendesishme te kemi nje agjende e cila shperndahet ne vende te ndryshme te botes, e nese eshte e nevojshme per interesin e Kosoves, ne do te paraqitemi se bashku.
 
"Epoka e re": Pas Nju Jorkut, cili do te jetë destinationi juaj?

Hoxhaj: Gjate ketij muaji kemi nje agjende shume te ngarkuar. Do t'i vizitojme disa shtete te ndryshme te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves, por do te shkojme edhe ne ato shtete te cilat ende s'e kane njohur Kosoven. Kjo eshte politika e jashtme dhe une nuk mund te jap emra te shteteve se ku do te shkoj per te lobuar. Deshiroj vetem ta jap nje shembull konkret, une per shtatë jave kam punuar per viziten ne Vatikan. Po sikur ta beja publik kete lajm, do te ndryshonin gjerat Prandaj kjo eshte politike e jashtme dhe eshte e kuptueshrne qe jo te gjitha gjerat behen publike. Duhet mirekuptim per mua dhe punen time. Politika e jashtme nuk eshte kampionat i flitbollit, ku per orarin e ndeshjeve eshte i informuar i gjithe opinioni. Po e jap maksimumin tim per ta shtuar numrin e njohjeve per Republiken e Kosoves, por kur do te vijne dhe nga cili vend do te vijne nuk mund te them. Eshte me rendesi qe kemi sinjale pozitive nga vende te ndryshme ne pjese te ndryshme te botes.

Enver Hoxhaj: EU muss sich stärker in der Ukraine engagierenKosovo hofft nun auf UN-Mitgliedschaft"Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Intervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”