Na ndiqni në:

Strategjia e Enverit

Do të hartohet një strategji e politikës së jashtme, e cila do ta definonte se cila është pozita e Kosovës në rajonin e Ballkanit, në kontinentin europian si dhe relacioni me SHBA’në dhe BE’në. Do të kemi një agjendë agresive dhe dinamike në lobim për shtim të numrit të njohjeve. Në mars do të mbahet konferenca e parë e ambasadorëve të Kosovës. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj flet për Express.

Nga Valmir Klaiqi më 04 mars 2011

Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar punën me dy vendime të rëndësishme. Ai premton se MPJ’ja do të bëhet me strategji të politikës së jashtme, ndërkaq vendimi i dytë ka të bëjë me agjendën për shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën.

Në një intervistë për Express, Ministri Enver Hoxhaj thotë se do të ketë agjendë agresive dinamike lobuese për ta shtuar numrin e njohjeve, e cila do të jetë e koordinuar në mënyrë të mirëfilltë me Presidentin, Kryeministrin, por do të përfshihen edhe institucione të tjera si dhe intelektualë, shumë njerëz të botës akademike, të botës mediale, të kulturës, sportistë, etj.

Express: Zoti Ministër, cilat janë prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme?

Hoxhaj: Ne kemi pesë prioritete. Ne si MPJ mbi të gjitha synojmë së pari që ta shtojmë numrin e njohjeve, të cilat duhet t’i marrë Republika e Kosovës. Së dyti, jemi shumë të interesuar që të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në shumë institucione politike, financiare, në organizata sportive, kulturore. Së treti, mendojmë se me shumë vende të botës që na kanë njohur duhet të kemi marrëdhënie diplomatike dhe marrëdhënie ekonomike. Së katërti, mendojmë se Republika e Kosovës duhet të jetë pjesë e të gjitha forumeve, iniciativave e mekanizmave, qoftë rajonal, qoftë euroatlantik e global. Dhe së pesti, mendojmë që ambasadat tona, krahas përfaqësimit të interesit të shtetit të Kosovës, së bashku me Ministrinë e Jashtme duhet të punojnë në mënyrë intensive për prezantimin e një imazhi modern të vendit tonë dhe të reagojnë karshi kërkesave që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës në shërbimet konsullore dhe ambasadat e vendit tonë.

Express: Çfarë është ndërmarrë nga Qeveria e re lidhur me politikën e jashtme?

Hoxhaj: Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë dy vendime të rëndësishme për politikën e jashtme të vendit tonë. Së pari është marrë një vendim që të hartohet një strategji e politikës së jashtme, e cila strategji do ta definonte se cila është pozita e Kosovës në rajonin e Ballkanit dhe çka nënkupton një pozitë e tillë. Cila është pozita e Kosovës në kontinentin evropian dhe cili duhet të jetë relacioni i Kosovës me SHBA’në, me BE’në, si dhe në çfarë forme ne duhet të kemi partnerë strategjikë me të cilët ne duhet të kemi bashkëpunim të ngushtë edhe të natyrës politike, ekonomike e kulturore.

Vendimi i dytë që është marrë është që ta kemi një agjendë agresive dinamike lobuese për ta shtuar numrin e njohjeve. Ne mendojmë se Ministria e Jashtme mund ta ketë një rol të fuqishëm udhëheqës, mirëpo çështja e shtimit të numrit të njohjeve, çështja e prezantimit dhe përfaqësimit të interesave të shtetit mund të bartet edhe nga shumë të tjerë. Kështu që ne mendojmë se duhet të ketë emisarë specialë të cilët do të emërohen nga Institucionet e Kosovës. Duhet të kemi konsuj nderi. Duhet të kemi ambasadorë jorezidentë që kanë në fokus vende të tjera. Duhet shumë intelektualë, shumë njerëz të botës akademike, të botës mediale, të kulturës, sportistë, ata të cilët jetojnë në Kosovë, ata që jetojnë në vende të tjera, që të jenë pjesë e kësaj agjende avokuese për ta rritur numrin e njohjeve dhe prezantimin e një imazhi modern të Republikës së Kosovës. Për këto, Qeveria tashmë ka marrë vendim dhe ne gjatë javëve të ardhshme do t’i kemi të gatshme këto dy dokumente të cilat do të jenë orientim për punën tonë gjatë vitit 2011, por këto dokumente do të jenë edhe përmbajtja e asaj se çfarë nënkupton një shtet i ri si Kosova me politikën e jashtme.

Express: A do të loboni në koordinim me Presidentin e ri, i cili dihet se ka qenë i angazhuar në lobim?

Hoxhaj: Patjetër. Presidenti i Republikës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka një vend shumë qendror në udhëheqjen e politikës së jashtme. Unë kam zhvilluar javën e kaluar një takim shumë të gjatë me Presidentin. I kemi ndarë mendimet tona dhe programi i MPJ’së do të jetë edhe program i Presidencës. Pra, do të ketë një bashkërendim të aktiviteteve. Ndërsa agjenda jonë operacionale avokuese për shtimin e njohjeve do të jetë një agjendë që do të koordinohet në mënyrë të mirëfilltë. Në disa pjesë do të lëvizë Presidenti për lobim, në disa pjesë Kryeministri, në disa vende të tjera unë. Në vende të tjera ministra të tjerë, por do të ketë edhe shumë të tjerë që do të angazhohen në procesin lobues. Progresi i arritur në Kosovë gjatë shtetndërtimit duhet të prezantohet në botën e jashtme, meqë popujt komunikojnë mes veti nëpërmjet imazheve të tyre dhe është shumë kyç që në komunikim ndërkombëtar të tjerët realisht na shohin ne se si jemi. Jo, në bazë të asaj që të tjerët, qoftë Serbia apo shtete të tjera na prezantojnë apo mundohen ta krijojnë një imazh për qytetarët e Kosovës.

Express: Ju do të udhëtoni për një vizitë në SHBA. Cili është qëllimi i kësaj vizite?

Hoxhaj: Unë do të jem atje së bashku me Zëvendëskryeministren Edita Tahiri. Së pari do të kemi një takim me z. Steinberg. Do të kemi edhe takime me shumë zyrtarë të tjerë të SHBA’së. Me sa e di, është edhe z. Contryman pjesë e kësaj agjende. Qëllimi ynë është që realisht ne mbi të gjitha t’i informojmë zyrtarët më të lartë të Shtetit amerikan për zhvillimet në Kosovë. T’i informojmë për dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Të kërkojmë nga ta edhe më shumë mbështetje për ta rritur numrin e njohjeve për Kosovën, që të na mbështesin në procesin e shtetndërtimit, si dhe do të kërkojmë mbështetje për procesin e integrimeve euroatlantike. Kuptohet që përshkrimi im i punës është mbi të gjitha të kërkojë mbështetje për ta rritur numrin e njohjeve dhe të kërkojë që procesi i integrimit euroatlantik gjatë vitit 2011 të përcillet me hapa konkretë dhe me një mbështetje të fuqishme të Washingtonit zyrtar.

Express: A keni ndonjë parashikim të përafërt për numrin njohjeve që mund të siguroni gjatë këtij viti. Presidenti ka premtuar së paku 25 njohje gjatë këtij viti.


Hoxhaj: Ne do ta japim maksimumin që të marrim sa më shumë njohje. Ne kemi informata dhe paralajmërime se ka disa shtete që janë të gatshme ta njohin Republikën e Kosovës. Mirëpo, ne këto shtete duhet te dëgjohet zëri ynë, duhet te dukemi vete ne këto shtete. Mendoj qe ne duhet ta kemi një kontinuitet ne arritjen e njohjeve. Me rëndësi është qe realisht ky proces i njohjes te shihet si një proces i cili do ta përfundojë shtetndertimin e Kosovës. Kuptohet gjate këtyre tri viteve është arritur një numër i madh i njohjeve. Zyrtarisht, me shkresa, ne kemi me shume njohje sesa ka Mali i Zi. Por, për mua si Ministër i Punëve te Jashtme mbetet qe ta jap maksimumin, t\'i koordinoj te gjitha energjitë qe ka ky vend. T\'i mbështesë edhe Presidentin edhe Kryeministrin dhe gjithë te tjerët qe ne ta rrisim numrin e njohjeve. Jam shume i sigurt qe me një pune te madhe do te këtë një progres te pritshëm.

Express: Kur do ta keni zëvendësin tuaj dhe këshilltarët tuaj?

Hoxhaj: Mendoj se çështja e kompletimit te kabinetit është çështje qe varet prej asaj se si Kryeministri e sheh kabinetin e tij qeveritar. Mendoj se gjate ditëve te ardhshme, Kryeministri do te dale me propozimet për zëvendësministra. Ajo për te cilën ne kemi nevoje si MPJ, është qe na duhen njerëz te cilët mendojnë dhe veprojnë globalisht. Te tillë te cilët njohin gjuhe te huaja, te tille qe kuptojnë realitete te shume vendeve te tjera dhe te tille qe do te jene fytyre moderne e një vendi te ri. Prandaj, përpjekja ime do te jete qe edhe te këtë njerëz te rinj qe do te involvohen ne politiken e jashtme dhe me gjithë bashkëpunëtoret qe janë ne Ministri te punojmë bashkërisht qe sa me shume dhe sa me mire ta përfaqësojmë Kosovën. Shembull, jemi te interesuar qe shume ministri tona, shume komuna, agjenci publike te natyrave te ndryshme, te kenë mundësi qe te nënshkruajnë marrëveshje bilaterale, marrëveshje te bashkëpunimit me shume vende te tjera. Unë do ta jap maksimumin qe kjo te ndodhe.

Express: A jeni i kënaqur me performancen e deritashme te ambasadorëve te Kosovës? A pritet te këtë ndonjë ndryshim ne përbërjen e tyre?

Hoxha: Unë nuk kam arritur ende qe te shoh ndonjë vlerësim deri me tash rreth asaj se çka nënkuptojmë ne me performance te ambasadoreve. Ne planifikojmë gjate muajit mars ta kemi një konference te pare te ambasadoreve te Republikës se Kosovës qe janë ne shtete te ndryshme. Kjo konference do te mbahet ne Prishtine. Ne këtë konference te ambasadoreve do te shohim se si duhet te ristrukturohet politika e jashtme. Për atë se cili duhet te jete roli i Ministrisë, e cili i ambasadave dhe cili duhet te jete roli i ambasadoreve, qofte ne prezantimin dhe përfaqësimin politik, po ashtu edhe ne vendosjen e marrëdhënieve ekonomike mes vendit tone me vende te tjera.

„Serbien muss sich endlich entscheiden“ Enver Hoxhaj, der Außenminister des Kosovo, über die Verhandlungen zwischen Pristina und Belgrad. "Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Kosovo hofft nun auf UN-Mitgliedschaft"Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"