Na ndiqni në:

Hoxhaj: Del Ponte e ka keqpërdorë pozitën e saj

3 dhjetor 2012 - Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka akuzuar sot ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, Carla del Ponte, për keqpërdorim të pozitës së saj.

Në një intervistë ekskluzive për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, zoti Hoxhaj tha: “Ne mendojmë se Carla del Ponte i ka keqpërdorë autoritetet e saj dhe kompetencat dhe qeveria jonë ka kërkuar hetim adekuat. Tashmë gjykata ka konfirmuar se kjo nuk ishte e domosdoshme".

"Ne shpresojmë se do të kemi qartësi të plotë lidhur me këtë çështje, pasi ajo e kishte turpëruar dinjitetin e zotit Haradinaj, të shtatasve tanë dhe të Kosovës në tërësi”, tha Enver Hoxhaj.

Javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës e liroi Ramush Haradinajn, nga të gjitha akuzat për krime të luftës gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Rrjedhimisht, qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë kërkuar hetime lidhur me punën e del Pontes.

Tash për tash nuk ka pasur komente nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës i Kombeve të Bashkuara.

„Serbien muss sich endlich entscheiden“ Enver Hoxhaj, der Außenminister des Kosovo, über die Verhandlungen zwischen Pristina und Belgrad. "Belgrad muss Souveränität des Kosovo akzeptieren"Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him Intervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”