Na ndiqni në:

Hoxhaj: Viti evropian i Kosovës

Duke përmendur lansimin e studimit të fizibilitetit dhe dialogun për liberalizimin e vizave, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj tha për KosovaTimes se ky është viti evropian i Kosovës. Hoxhaj ndodhet në Romë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve me Qeverinë italiane.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në Itali ku do të takojë homologun e tij, Giulio Terzi, me të cilin do të  bisedojë për ndihmën e Italisë për liberalizimin e vizave, procesin e Stabilizim Asocimit dhe për zgjedhjet serbe në veri të vendit.

“Dihet se Italia është njëri ndër vendet më të fuqishme dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian. Prandaj në takimin tonë me ministrin e  Jashtëm, zotin Terzi, do të bisedoj për rrugën integruese të Kosovës në BE, për liberalizimin e vizave dhe për situatën në Veri të Kosovës”, tha Hoxhaj sot për KosovaTimes.net.

Viti 2012, sipas tij, është një vit historik evropian për Kosovën.

“Lansimi i studimit të fizibilitetit është një fazë e parë drejt nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, i cili është një relacion i ri kontraktual mes Kosovës dhe institucioneve në Bruksel, një fuqizim i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, edhe fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave, sipas Hoxhajt, është një mundësi e mirë për të cilën siç tha ai, Qeveria e Kosovës do të mobilizojë të gjitha forcat që ti bëjë të gjitha reformat e nevojshme.

I pyetur se a priten kushtëzime apo pengesa nga pesëshja evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ministri Hoxhaj tha se përkundrazi këto vende kanë një qëndrim, shumë më të relaksuar, më fleksibil dhe më të hapur.

“Vetë ministrat e këtyre  vendeve, në takimet që unë kam pasur me ta kanë thënë haptas se e mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës dhe se nuk do të bëhen pengesë e Kosovës në rrugën e saj integruese. Kjo është thënë nga ministrat e këtyre vendeve edhe në fillim të marsit kur u mor vendimi për studimin e fizibilitetit të Kosovës”, tha ai.

Duke folur për vizitën në Itali, kryediplomati kosovar tha se mes të Kosovës dhe Italisë ka marrëdhënie shumë të mira në rrafshin politik dhe diplomatik.

“Por ne jemi shumë të interesuar që të ketë më shumë investime italiane në Kosovë. Që marrëdhëniet tona ekonomike bilaterale të jenë më fuqishëm. Prandaj edhe qëllimi i viztës është që të bisedojmë në rrafshin bilateral dhe kemi disa projekte dhe ide konkrete dhe shpresojmë se do të jetësohen”.

Hoxhaj tha se me ministrin Terzi do të bisedojë për nënshkrimin e disa marrëveshjeve që do të mundësojnë investime italiane në Kosovë.

“Këto marrëveshje deri tani nuk kanë ekzistuar në mes të Kosovës dhe Italisë”.

Po ashtu, Hoxhaj tha se do të bisedojë në mënyrë konkrete për finalizimin e disa marrëveshjeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave të Republikës së Kosovës në Itali.

Gjatë ditës, Hoxhaj tha se ka pasur takime me personalitete të jetës publike në Itali dhe ka pasur një ligjëratë në Universitetin e Romës.

“Sot do të takojë edhe disa ambasadorë  të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Këta ambasadorë e mbulojnë Ballkanin përmes ambasadave të tyre në Romë”, tha Hoxhaj.

(KosovaTimes)

„Serbien muss sich endlich entscheiden“ Enver Hoxhaj, der Außenminister des Kosovo, über die Verhandlungen zwischen Pristina und Belgrad. Visiting Kosovo foreign minister says Ignatieff writings influenced him „Die Mehrheit will eine Normalisierung“Intervistë e ministrit Enver Hoxhaj për “Epokën e re”