Na ndiqni në:

Serbia po sfidon stabilitetin në rajon me strukturat ilegale, paramilitare në veri të Kosovës

Prishtinë, 29 tetor 2011 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Finlandë ka dhënë një intervistë për Gazetën “Helingin Sanomat”. Gjatë intervistës, Ministri Hoxhaj ka vlerësuar se Serbia edhe më tutje nuk e ka ndërruar agjendën e saj politike ndaj shteteve tjera të Ballkanit.

“Është momenti i fundit për Serbinë që ta definoj interesin nacional mbi zhvillimin ekonomik dhe integrimin politik, dhe jo ta definoj interesin nacional mbi parimin territorial”, ka thënë Hoxhaj.
 
Sipas Ministrit Hoxhaj, Serbia deri më tani, asnjëherë nuk ka qenë e gatshme të ketë bashkëpunim me Kosovën. “Nuk mund të ketë qetësi në Ballkan e as në Kosovë nëse Serbia vazhdon të mbaj struktura Ilegale, paramilitare në veri të Kosovës”, tha Ministri.
 
Hoxhaj ka folur edhe për procesin e  suksesshëm të integrimit të  minoriteteve në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Kosovës , si dhe për faktin se tashmë Pakoja e Ahtisaarit është implemntuar në mbi 95 % të saj.
 
“Veriu është cepi i vetëm në Evropë ku nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, ku nuk ka pas numërim  të popullatës, ku nuk ka pas qeverisje lokale... Pakoja e Ahtisaarit është zgjidhja e vetme për veriun, sepse u jep më shumë të drejta serbëve se çdo minoritet tjetër në Evropë”, tha Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, gjatë intervistës për gazetën finlandeze, “Helingin Sanomat".
 

„Serbien muss sich endlich entscheiden“ Enver Hoxhaj, der Außenminister des Kosovo, über die Verhandlungen zwischen Pristina und Belgrad. „Die Mehrheit will eine Normalisierung“Kosovos Außenminister: "Serbien muss noch mehr machen""Serben haben Kosovo als Realität akzeptiert"