Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën
Qendrat Kulturore të Kosovës për Mërgatën, parashihet të themelohen në vendet me interes për mërgatën dhe për Republikën e Kosovës, me qëllim të organizimit, komunikimit, ndërlidhjes, edukimit, arsimimit, ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kulturor të mërgatës së Republikës së Kosovës.
Përgjegjësitë ligjore të QKKM-ve janë:
- të promovojë njohuri të përgjithshme për Kosovën;
- të nxisë dhe zhvillojë njohuri për gjuhët, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuar me këtë ligj dhe me akte të tjera nënligjore;
- të nxisë bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të tjera;
- QKKM-ja do të ofrojë informata dhe udhëzime për investimet në Kosovë, lehtësimet fiskale, organizime kulturore e arsimore, takime me bashkatdhetarët dhe strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe shteteve përkatëse ku jetojnë, përkrahje nëpërmjet mërgatës për komunikim me strukturat politike të vendeve përkatëse për zhvillimin e demokracisë e ekonomisë në Kosovë dhe fushata të opinionit publik për Kosovën në vendet mikpritëse;
- QKKM-ja mbështesin dhe organizojnë të rinjtë dhe grup-moshat e ndryshme të mërgimtarëve, veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm;
- QKKM-ja, me plane dhe programe nxisin investimet e kapitalit në vendlindje;
- të promovojë avancimin në fushën e arsimit dhe edukimit që burojnë dhe dalin nga ky ligj.
- kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Kryeministri.
http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-171-alb.pdf
http://mergata.rks-gov.net/?cid=1,1



Stay Connected with MFA