Kosova promovon kapacitetet ekonomike para investitorëve francezë

Paris, 23 maj 2012 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë në partneritet me Agjencinë franceze për zhvillimin ndërkombëtar të kompanive (UBIFRANCE), ka organizuar sot në Paris konferencën për promovimin e mundësive të investimeve në Kosovë me temën: "Biznes dhe investime në Kosovë".
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Konferenca e zhvilluar nën patronazhin e kryeministrit Hashim Thaçi,është iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nëbashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të Tregtisë dheIndustrisë dhe të Financave.

Në Konferencë kanë marrë pjesë mbi 60 përfaqësues biznesesh të mesme dhetë mëdha në Francë, përfaqësues të asociacioneve ekonomike franceze sidhe përfaqësues të institucioneve të Francës dhe stafeve diplomatike tështeteve të huaja në Paris.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, nëhapje të Konferencës, para të pranishmëve ka thënë se Kosova mepotencialin e saj ofron mundësi të mëdha të investimeve franceze dheevropiane.

Ambasadori foli për resurset e shumta ekonomike, për reformatlegjislative dhe ekonomike që po ndërmerren në Kosovë, të cilat hapinperspektiva të fuqishme investuese për kompanitë evropiane.

Kullashi ka veçuar stabilitetin financiar dhe makroekonomik, taksat eulëta, legjislacionin e avancuar dhe resurset njerëzore të cilatfavorizojnë investimet.
 
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, MimozaKusari-Lila, në fjalën e saj ka theksuar përparësitë dhe mundësitë emëdha ekonomike të Kosovës, ku kompanitë evropiane mund të investojnë mesukses.

Ajo ka folur për procesin e reformave të thella strukturore që pondërmerr Kosova me qëllim që të bëhet partner i fuqishëm përinvestitorët e jashtëm.

“Kosova është vend që ofron shumë mundësi për investime. Ajo ka njëpozicion të mirë strategjik, është shteti me koston më të ulët nëEurozonë, ka popullsinë më të re në Evropë dhe ka taksa të ulëta.Sistemi bankar është stabil dhe privatizimi i ndërmarrjeve publike povazhdon.

Sot, Kosova ka më shumë se 3500 kompani të huaja dhe me pronësi tëpërzier që tashmë kanë investuar mbi 1.5 miliardë euro”, thaKusari-Lila.

Zëvendëskryeministrja, më pas ka prezantuar me detaje reformat e gjeraqë po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për të eliminuar barrierat dhepër nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, duke theksuar se mereformat që po ndërmerren, Kosova sot është një vend shumë ipërshtatshëm për investime nga jashtë.

“Ne kemi një prej sistemeve taksuese më të mira në Evropë, për faktin sekemi ndërmarrë reforma serioze në sistemin juridik. Ligje tërëndësishme të cilat janë thelbësore për fuqizimin e bizneseve janëkaluar, po eliminojmë barrierat teknike me shtete e rajonit në mënyrë qëekonomia jonë të jetë më e hapur, më konkurruese dhe në përputhje meBankën Botërore dhe kërkesat e BE-së për çështjet tregtare”, theksoiKusari-Lila, duke ftuar bizneset franceze që të investojnë në Kosovë. 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, para të pranishmëve kaprezantuar proceset zhvillimore ekonomike të deritashme, reformat efuqishme që po ndërmerren si dhe perspektivat e zhvillimit dhebashkëpunimit ekonomik të Kosovës me partnerët.

Beqaj në fjalën e tij para të pranishmëve tha se gjeneruesi kryesor irritjes ekonomike në Kosovë është biznesi privat dhe se reformat që pondërmerren nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim që të forcojnë sa mëshumë sektorin privat. 

Ai bëri të ditur se përmes reformave strukturore dhe hyrjes së kapitalitprivat në sektorët kyç të ekonomisë së Kosovës, Kosova do të sigurojënjë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. “Jemi të interesuar që përmesreformës të eliminojmë barrierat për hyrje në biznes dhe të krijomëmundësitë që biznesi privat të jetë bartës kryesor i rritjes ekonomike”,tha Beqaj.

Ai ka bërë prezantimin e sektorëve kyç të ekonomisë së Kosovës,telekomunikacionin, energjinë dhe minierat, si dhe shërbimet publike,duke theksuar ndër të tjera se këta sektorë paraqesin mundësi të mëdhapër investimeve, ku mund të angazhohet kapitali privat i kompanive ngaFranca dhe partnerët e tjerë afatgjatë evropianë.

Beqaj po ashtu tha se përmes hyrjes në tregun e Kosovës, kompanitë emëdha franceze, evropiane dhe më gjerë, hyjnë realisht në tregun e tërëEvropës Juglindore.

Drejtori i UBIFRANCE për Evropën Juglindore, Michel Bauza, nëprezantimin e tij para të pranishmëve tha se Kosova është një vend qëofron shumë mundësi për bizneset franceze të cilat do të kenëmbështetjen edhe  nga UBIFRANCE, por edhe nga sigurimet e tjerafinanciare franceze si OSEO dhe COFAS.

Konferenca për promovimin e mundësive të investimeve në Kosovë e cila pozhvillohet në Paris, po vazhdon punimet me diskutime në disa formate,ku po marrin pjesë zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës,përfaqësuesit e asociacioneve ekonomike dhe  përfaqësuesit e shumtë tëbizneseve franceze dhe evropiane, të interesuar që të investojnë nëfusha të ndryshme të ekonomisë kosovare.

Në Konferencë nga një prezantim të mundësive investuese në Kosovë e kanëbërë edhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë(APIK), Valdrin Lluka si dhe

Lorik Fejzullahu nga Njësia për Partneritet Publik-Privat.

Organizimi në Paris i Konferencës për Investime në Kosovë, ështëaktivitet në kuadër të diplomacisë ekonomike të Ministrisë së Punëve tëJashtme, me qëllim të rritjes së investimeve të huaja në Kosovë.

Konferenca të këtij formati parashihet të organizohen edhe në shumështete të Bashkimit Evropian, në SHBA dhe në shtete të tjera të botës. 

< 12 >
Prapa

Stay Connected with MFA

Konferenca ndërkombëtare ndërfetare mbledhë përfaqësues kyç rajonalë dhe ndërkombëtarë për dialog jetik dhe pajtim

25.05.2013

Pejë, 25 maj 2013 - Java e Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë shënoi mbrëmë hapjen e Konferencës Ndërfetare në Pejë, e cila do të zhvillohet nga 24-26 maj. Kjo konferencë, e cila bashkon përfaqësues të feve kryesore...më shumë

Hoxhaj: Kosova, model i bashkëjetesës fetare

24.05.2013

Pejë, 24 maj 2013 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, ka thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka...më shumë