Kapacitetet investuese të Kosovës prezantohen në Frankfurt

Frankfurt, 30 janar 2012 - Pas anëtarësimit vitin e kaluar në Forumin Ekonomik Gjermano-Aziatik, Kosova ka marrë pjesë dhe është prezantuar në mënyrë dinjitoze në pritjen e fillimvitit, i cili konsiderohet si organizimi më madhështor promovues të cilin e organizon ky forum.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Pjesëmarrja dhe prezantimi i Kosovës në Forumin Ekonomik Gjermano-Aziatik, ka shfaqur interesim tek shumica e shteteve të cilat vijnë nga kontinenti i Azisë dhe të cilat deri më tani ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si dhe reagimi tejet pozitiv i miqve të vendit tonë.

Numri i të interesuarve për t’u njoftuar me kapacitete investuese të Kosovës, ka qenë tejet i madh.
Në mbështetje të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, gjatë punimeve të këtij Forumi ka marrë pjesë edhe një delegacion nga MPJ-ja dhe MTI-ja e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë ofruar numrit të madh të interesuarve informacione të shumta për vendin, dhe të gjitha fushat tjera të cilat hyjnë në kuadër të Diplomacisë Ekonomike.

Sipas të dhënave nga organizatori, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përmbi 2000 pjesëmarrës në mesin e të cilëve Ministra, Ambasadorë dhe diplomatë të niveleve të ndryshme, kompani të fuqishme nga e gjithë bota si dhe një numër i madh i medieve.

< 2 >
Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Sllovenisë dhe Shqipërisë për Kosovën

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep dhe ambasadorin e Republikës...më shumë

Ministri Hoxhaj telegram ngushëllimi sekretarit Kerry, pas tornados shkatërruese në Oklahoma

21.05.2013

Prishtinë, 21 maj 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, pas tornados...më shumë